osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama goditje Metës: Ligji për bashkëqeverisjen do të rivotohet siç është pavarësisht se presidenti në shkarkim e ktheu për rishqyrtim

Rama goditje Metës: Ligji për bashkëqeverisjen do të rivotohet siç është pavarësisht se presidenti në shkarkim e ktheu për rishqyrtim

Kryeministri Edi Rama premtoi dje se projektligji për “Bashkëqeverisjen” do të rivotohet me sukses sërish në Parlament.

Në 30 nëntor të këtij viti presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për Bashkëqeverisjen”, pasi sipas tij, ligji shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor.

Por teksa ndodhej dje në një takimin me qytetarët e Elbasanit, kryeministri Rama u shpreh se kthimi i mbrapsht i këtij projektligji nga kreu i shtetit nuk e pengon fuqizimin e tij. “Ligji i ri përveç sanksioneve administrative përcakton dhe sanksione financiare për personat përgjegjës që nuk i janë përgjigjur qytetarit. Nuk ka pse qytetari të plotësoj dosje, është me ligj.

Qytetari aplikon pa dalë nga shtëpia fare për licencë, të gjithë dokumente e shtetit ka për detyrë t’i mbledhë zyra që ka për detyrë të japë licencë. Nëse qytetari nuk do të zvarritet, të mbajë radhë, e ka vetë në dorë. Dhe nëse ty nuk të vjen përgjigja në kohë sipas ligjit, ti ke në dorë që të vësh alarmin. E ke sot me ligj. Sa të vij ligji në Kuvend përsëri, i kthyer nga zotëria që është ende në presidencë, ti e ke me ligj që të kërkosh të drejtën tënde”, deklaroi ai.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga viti 2022 nuk do të ketë më sportele për të marrë shërbime, por të gjitha do të jenë online. E për ta thjeshtuar këtë, shefi i qeverisë dha një shembull se si do të funksionojë.

“Për shembull, do marr patentën dhe më duhet 7 dokumente, këta të drejtorisë së patentave, nuk do më shohin më me sy, por do i marrin ata për mua, qytetarët do të jenë përballë, nuk do kenë qytetarë që bëjnë sikur u dhemb koka, nuk do bëjnë sikur i ka vdekur vjehrra për herën e 29 herë, që kuptohet se duhet t’i japësh më lekë, dhe nuk do i bien në qafë vjehrrës duke i thënë qytetarit se nuk do të ta bëjë këtë punë. Kështu që nisur nga këto dua të bëj me dije se brenda vitit 2022, nuk do të ketë më asnjë sportel, pasi të gjitha shërbimet do të jepen online”, nënvizoi Rama.