Kryeministri Edi Rama ishte sot në stadiumin ‘Air Albania’ ku mori dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.
Për të rrëzuar zërat se atij po i injektohej ujë ose vaksina nuk ishte e vërtetë, Rama mori në dorë dy flakonë të ndryshëm dhe i tha një prej gazetarëve të zgjidhte se cilën ai do të bënte.
Ambrozia Meta zgjodhi flakonin që Rama mbante në dorën e djathtë dhe Rama u ul në vendin e caktuar të merrte injeksionin.
Kryeministri Edi Rama gjatë një prononcimi për mediat paralajmëroi sot vaksinimin e detyruar të popullsisë.
“Ju them të gjithë atyre që në radhë të parë janë nënpunës të vaksinohem sepse mund të vijë momenti që ndalohen të shkojnë në punë, po u ndaluan nuk do paguhen. Ju them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre me hap. Ju them të gjithë atyre”, u shpreh Rama.