Në një intervistë për ‘ABC e Mëngjesit’, aktori Çun Lajçi kujtoi sot premtimin që i ka bërë kryeministri Edi Rama, pasi i shkroi për shembjen e Teatrit Kombëtar në 17 shkurt.
Sot pas një viti e gjysmë, duket se aktori nuk e ka harruar këtë moment dhe ka rikujtuar premtimin e Ramës. Ai tha se ndonëse ditët po ikin, ende asgjë nuk është realizuar.
“Ne artistët kemi lënë jetën dhe lëkurën për dërrasat e Teatrit, edhe pse jemi këtu. Edhe pse i kam shkruar unë prap po i them Edi Ramës, bëre keq që e shpëtove teatrin dhe pse ishte i mjerueshëm, sepse aty lam lëkurat tona, djersën tonë.
Më patë premtuar, prandaj po ja rikujtoj se një shkrim e quajta o i çmendur pop se po rrënon, ai ma ktheu ne të dy të çmendur shumë shpejt do ta presim shiritin e kuq. Kjo nuk ndodhi dhe unë i çmendur po plakem dhe po pres me pre shiritin, sepse Edi është prap i ri”, tha Lajçi.