Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar burgim të përjetshëm për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin.
Ata akuzohen për ngjarjen e 11 tetorit 2017 në Lushnjë, ku në përpjekje për të eliminuar nipin e Aldo Bares, u vranë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku.
Në mars të këtij viti, Orges Bilbili u dënua me 5 vite burg, pasi u cilësua fajtor për “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje për shkak të detyrës”, të punonjësit të policisë në momentin e arrestimit të tij.
Më 10 prill 2020, teksa ishte në kërkim për akuzën e vrasjes, Orges Bilbili u plagos me armë zjarri nga një punonjës policie.
Ngjarja ndodhi në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Bilbili u qëllua pasi dyshohet se i drejtoi pistoletën policit që deshi ta ndalojë për t’i verifikuar lejen e lëvizjes në ditë karantine, pa ditur se kishte të bënte me një të kërkuar.