osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tragjedia në Bullgari, ekspertiza publikon detaje të reja: Barrierat në vendpushimet e autostradës ishin vendosur gabimisht

Tragjedia në Bullgari, ekspertiza publikon detaje të reja: Barrierat në vendpushimet e autostradës ishin vendosur gabimisht

Barrierat në vendpushimet e autostradës “Struma” ku ndodhi tragjedia me autobusin e Besa Trans kanë qenë të vendosura gabimisht, thuhet në ekspertizën e re bullgare.

Instituti për Siguri Rrugore ka autorizuar një auditor ndërkombëtar që të kryejë një ekspertizë të paanshme të gjendjes së rrugës ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan.

Ky raport i është dorëzuar Prokurorisë në Sofje, duke nxjerr në pah detaje të reja që mund të ndihmojnë hetimin për zbardhjen e rastit tragjik të autobusit në Bullgari.

“Nga inspektimi është konstatuar se bankinat mbrojtëse të rrugës nuk ishin instaluar sipas standardeve. Në zonën e aksidentit kanë ndodhur aksidente të shumta, gjatë të cilave janë dëmtuar rrethojat mbrojtëse.

Në këtë rast, në shiritin e ndarjes së mesme mund të shohim se ka një riinstalim të objektit. Duhet të ketë pasur një aksident të mëparshëm në të njëjtën zonë. Mbajtësi i bankinës është montuar gabimisht me dy vida në vend të katër.

Kjo është arsyeja pse është thyer rrethoja mbrojtëse pavarësisht shpejtësisë së ulët me të cilën ka goditur autobusi. Është konstatuar se mungojnë tabelat, si dhe ka shenja të dëmtuara”, kanë thënë nga Instituti për Siguri Rrugore në Bullgari.

Nga Prokuroria Publike në Shkup nuk tregojnë detaje nëse janë hetuar edhe tre autobusët e tjerë, të cilët ishin në turnin e përbashkët të udhëtimit në natën e kobshme. Ne pyetëm përse kanë nxituar tre autobusët e tjerë të lëshojnë sa më shpejtë Bullgarinë dhe se a janë marrë në pyetje udhëtarë e tjerë.

“Në procedurën për të cilën keni treguar interes janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për vërtetimin e fakteve. Rasti është në fazën para hetimore, gjatë së cilës prokurorët publik nuk mund të ndajnë detaje për veprimet që janë duke u ndërmarrë momentalisht”, u shprehën nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut.

Teksa hetimet vazhdojnë, nesër do të sillen edhe trupat e pa jetë në vend. Nga Ministria e Punëve të Jashtme, thonë se të premten në mëngjes, në aeroportin e Shkupit do të sillen viktimat dhe të njëjtën ditë do t’u dorëzohen familjeve për ceremonitë mortore. Bullgaria ka siguruar dy aeroplan ushtarak për të transportuar 45 viktimat e tragjedisë, tha Ambasadori i Bullgarisë në vend Angel Angelov.

“Po, nga ana bullgare janë siguruar dy aeroplan transportues ushtarak që do të fluturojnë nesër nga Sofja drejt Shkupit për të sjell trupat e tragjedisë”, ka thënë Angel Angelov, Ambasadori i Bullgarisë ë Shkup.

Pas tragjedisë së një jave më parë, identifikimi i viktimave u krye të mërkurën në bazë të analizave të ADN-së. Ndërkaq, autoritetet e hetuesisë bullgare janë duke bërë kërkime të dëshmive për të zbardhur rastin.

Ekspertiza e parë për tragjedinë në Bullgari, konstatoi se rruga kishte mungesa, por shkaktar për vdekjen e 45 udhëtarëve ishte zjarri në autobus. Konstatohet gjithashtu vonesa prej 6 muajve për vënien e sinjalistikës së trafikut në autostradën famëkeqe të Strumës. Prokuroria, përveç faktorit njeri po heton edhe shkaqet e lëndëve të dyshimta ndezëse në autobus që mund të kenë shndërruar aksidentin në tragjedi./ Alsat