Leo Messi fitoi Topin e Artë numër 7 në karrierë ditën e hënë, duke lënë pas me 33 pikë polakun Robert Leëandoëski. Menjëherë shpërthyen polemikat, ndërkohë që edhe vetë Messi i kërkoi revistës “France Football” që këtë çmim t’ia japë edhe lojtarit të Bayern.
Për këtë çështje dha mendimin e tij në rrjetet sociale edhe shoku i polakut te bavarezët, Thomas Muller, i cili paralajmëroi edhe Barcelonën për ndeshjen e radhës në Champions League.
“Nga këndvështrimi bavarez, gjerman dhe polak, Topi i Artë ishte zhgënjim. Edhe pse kam vite në futboll dhe rezultati nuk më habiti shumë, e gjithë kjo çështje më bindi që kemi futbollistë të mëdhenj në Bundesligë, por duhen më shumë suksese ndërkombëtare që të njihesh botërisht.
Do të na shërbejë si motivim për të dhënë gjithçka që të fitojmë sërish Champions League dhe t’i tregojmë botës se çfarë mund të ofrojë futbolli gjerman. Mundësia e parë për ta bërë këtë është që në ndeshjen e radhës në Champions, ndaj Barcelonës”, shkruan Muller në Instagram.