Edhe pse tani nuk e ka më postin e Drejtoreshës së Tatimeve, sërish Brisida Shehaj vazhdon të thirret “Brisi i Tatimeve”. Së fundmi ajo ka marrë një detyrë të re dhe është emëruar kryetare e Task-Forcës për Pronat e Bregdetit.
E pak ditë më parë “Panorama plus” e ka fotografuar Brisin në një event me temë “Nata indiane”.
Brisida shfaqej e veshur me një bluzë me dizenjo e lule përshtatur temës së eventit, një pamje me të cilën nuk ndodh ta shohim shpesh atë.
Kryetarja e Task-Forcës për Pronat e Bregdetit në foton e kapur nga “Panorama plus” shihet duke qeshur teksa ndodhet e ulur në tavolinën e rrethuar me mikesha të veshura gjithashtu si indiane.