Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Dita Jonë’, komentoi përplasjet brenda PD-së.
Ai thotë se i druhet një shkëmbimi zjarri në PD në mbajtjen e Kuvendeve.
“Mua zakonisht më dalin parashikimet. E di shumë mirë se çfarë do ndodhë me datë 11, por aspak i bindur se çfarë do të ndodhë me datë 18.
Sepse me 11, e thashë, Berisha e di mirë çfarë bën. Ndikon dhe ana emocionale që ai krijon.
Por, gjithsesi do ketë krizë që nuk do zgjidhet kollaj.
Berisha do e finalizojë këtë që ka nisur, çështja është se ku do i dorëzojë këto letra, këto dokumenta… Kjo do sjellë shkëmbim zjarri në PD”, është shprehur Patozi.
Sipas Patozit përplasja mes dy kuvendeve mund të sjellë edhe vrasje.
“Në fakt dy kuvendet duhet të jenë të ndara. Kam frikë se entuziazmi dhe besimi i Foltores mund të jetë i ashpër, të sjellë mbase edhe vrasje…
Përplasja nuk e di nëse do jetë fizike apo juridike…por sigurisht asnjë nga ne nuk është këshilltar i asnjërit”, është shprehur Patozi.