Nga Anri Bala
Ndjehem i trembur, jo nga ajo që do të ndodhi, por nga ajo që paskemi kaluar, sepse çdo gjë do jetë më mirë dhe më e sigurt! A e dini pse?! Sepse, edhe sikur asgjë të mos ndodhë, të paktën e morëm vesh, se në çfarë tmerri kemi jetuar, pa e kuptuar dhe do ruajmë veten.
Të shikosh, se si shkërmoqet një nga shtyllat kryesore të sistemit të drejtësisë së një vendi, jo nga termeti e as nga tsunami, por nga vetvetja… është një katastrofë. Në të vërtetë, rënia e Gjykatës Kushtetuese, duhet të jetë jo një “ditë zie”, por një vit zie për ne.
A mund ta konceptoj një qytetarë, jo maskara, lehës e zagar, se shtatë nga tetë “Rojtarët e Kushtetutës”, janë hajdut, shitës jetësh, shërbëtorë, të lirë, të pa ndaluar dhe të akuzuar tashmë “de facto”, për pesë vepra peniale: 1. Korrupsion, 2. Shpërdorim detyre, 3. Fshehje të ardhurash, 4. Pastrim të produkteve të veprës penale, 5. Mos deklarim pasurie?!
A e dini se një deputet, nga një parti e vogël veriore, me emrin Mark Frroku, me një intrigë të stërholluar nga “tutorët” e vjetër të bushtrave të drejtësisë, u dënua me 7 vjet burg, për dy nga këto akuza?!
Mu kujtua Frroku, i liruar dje, me të njëjtat akuza, por mund t’iu jap shembuj, e të tregoj me dhjetra histori të të tjerëve, që i kanë dënuar, sekuestruar, grabitur deri në qindarkën e fundit, shkatërruar familjen… po këta sivëllezër të tyre, që kanë në kurriz dy fishin e veprave penale të këtij kallëpi “kriminelësh”, që ndërtuan pa leje, apo fshehën të ardhurat!
Ky është tmerri i këtij vendi, që as imagjinata më e ndezur dhe e shfrenuar nuk e përfytyron, se si një kriminel shumë herë më i madh se i pandehuri, i është dhënë çekiçi i drejtësisë të gjykoj?! Është e frikshme dhe tejet e pashpjegueshme, se si arritëm këtu?! Por, më e pabesueshme, është si guxojnë kriminelat, që na lanë peshqesh këtë drejtësi, të ulërasin, se po iua marrin peng produktin e tyre?!
Kriminelët e papërgjegjshëm, duhet të hapin sytë, sepse të gjithë këto banditë, janë pjellat e pushtetit të poshtërsisë dhe mediokracisë së treshes simpatike, Topi-Nishani-Meta. Këta, edhe sikur t’i falin, nuk i hyjnë në punë askujt… kanë kosto për të zotin, sepse do i duhet që t’u dërgoi çdo javë në burg cigare. Me shpejtësinë e rrokullisjes që kanë nisur, shumë shpejt, do i shikoni të gjithë me duart mbrapa, e për këtë duhet të qani, sepse edhe ju, do jepni llogari dhe nuk do keni kohë të merreni me Nazerat, Agronat, Fatmirat dhe Sajmirat, që gjoja po i mbron drejtësia… që u ka ikur nga duart.
Mos u bëni qesharak zotërinj kriminelë, sepse krimineli nuk jep drejtësi, por edhe nëse mundohet, nuk e bënë nga pendimi, por nga frika! Prokurorët e ligjit nuk ekzistojnë, në ish-prokurorin e Llallës, kur ai, si i pari i shtëpisë është drejt dyerve të qelisë. Mirëpo paçka, përsëri guximtarë të pafytyrë jeni… kur doni të bëni shaka me veten tuaj, për të harruar sa do pak hallin, që ju ka gjetur.
Nuk zgjidhni asnjë hall, por zhyteni më tepër në gropën e zezë të shpifjes, duke fyer prokurorët e antimafias italiane si të blerë, ndërsa prokurorët e grupit “gështenja tropojane”… si Falkone! Aq të çoroditur jeni, sa nuk mbani mend as gënjeshtrat që tregoni, megjithëse i keni thënë çdo ditë, po të njëjtat dhe na vjen çudi, se si pretendoni ta besojmë ne… si të re, kur “rrena” juaj vetëm ndërron vend dhe objekt?!
Për ne, e rëndësishme është, që sa më shpejt të pastrohet vendi, nga gjithë guximtarët e “krimosur”, që dalin të mbrojnë këtë sistem drejtësie, që na ngjizi mitra e këtyre bastardëve, që nuk pendohen, por egërsohen dhe kërkojnë revansh, për të mbrojtur kopilat, që këta kodosh na kanë hedhur në derë.
Ndaj ju, kurvat plaka, burrat kurva dhe bythëlëpirësit, që kuisni pas portaleve për tu nxjerrë frikën atyre dhe vetes, e që mundoheni t’u zbardhni faqen me të zezën e kundërshtarit, nuk i ndihmoni duke i vënë në gjumë. Faqezinjtë do japin llogari, sepse peshën e rëndë të krimeve të tyre, nuk mund ta lehtësojë varkari dhe karrocieri, por ai që i ka duruar vuajtjet… ligji i sovranit! Ta mbysësh këtë popull me padrejtësi duke vendosur në drejtësi kriminela, nuk besoj se ka vend, shtet dhe ligj, ku autori mund të amnistohet!/Ekskluzive.al