Ish komunisti Sali Berisha ka provokuar sërish me rastin e 29 Nëntorit, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë. Përmes një shkrimi të ripublikuar dhe të ripërpunuar, ai vazhdon të ulë vlerat e LANÇ dhe ta cilësojë luftën partizane një luftë vëllavrasëse dhe jo çlirimtare.
Ish-tikomunis Sali Berisha, shpreh se kjo sipas tij, është faktuar edhe me fakte, ndërsa theksoi se Partia Komuniste zbatoi gjatë luftës sipas tij një vijë politike terroriste.
“Historianët dhe studiuesit kanë faktuar me dokumente të pakundërshtueshme se udhëheqësit jugosllavë dhe vegla e tyre Enver Hoxha pas shtatorit 1943 luftën e shqiptareve kundër pushtuesve e degraduan në një luftë kryesisht vëllavrasje civile dhe se PKSH siç pranon unanimisht vet Enver Hoxha dhe udhëheqja tjetër e kësaj partie në plenumin e dytë të Beratit zbatoi gjatë luftës një vijë politike terroriste, pra veproi si një organizate terroriste.
Studimet e dekadave të fundit të bazuara në dokumente të panumërta kanë provuar se serbët, Enver Hoxha dhe vasalët e tyre të tjerë shqiptarë në krye të ushtrisë partizane të Shqipërisë kryen gjatë luftës kundër pushtuesve, gjenocid dhe krime të rënda ndaj shqiptarëve”, tha ai.
Ndër të tjera, ish-komunisti Sali Berisha shkruan, se këto janë të vërteta të cilat nuk mund të mohon. Ai vijoi më tej, duke thënë se për këto krime duhet që të ketë dënime. “Këto të vërteta për luftën partizane nuk mund të mohohen as nga gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit që udhëheqja komuniste shqiptaro sllave kreu gjatë luftës dhe për të cilat meriton çdo dënim, madje nuk mund të mohohen as dhe nga karakteri vëllavrasës dhe civil që dominoi këtë luftë pasi Enver Hoxha dhe klika e tij për qëllime të pushtetit personal dhe i urdhëruar nga padronet e tij serb i dhanë asaj pas shkelmimit nga ai të marrëveshjes historike të Mukjes në shtator të vitit 1943”, tha ai.
Berisha flet për çlirimin e vendit
Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur edhe sa i përket datës së çlirimit të vendi. Ai shkruan se ende nuk dihet e saktë se cila datë shënon çlirimin 28 apo 29. Berisha vijoi më tej, duke thënë se vendi u çlirua nga pushtuesi, por ardhja e diktatorit komunist Enver Hoxha në pushet dhe fjalimi i tij për fitore ishte një akt për të cilin shumë jetë djemsh e vajzash sakrifikuan edhe jetën.
“A u çliruam vërtet ne shqiptarët, me datë 28 nëntor 1944? Në përpjekjen për një përgjigje objektive të kësaj pyetje do të gjejmë se e vërteta e çlirimit tonë dhe këtu nuk e kam fjalën për datën 28 apo 29, por për çlirimin si të tillë është një medalje me dy faqe.
Në njërën anë, është e vërtetë se, në raport me pushtimin gjerman, ne u çliruam mbasi gjermanet në humbje e sipër të luftës u tërhoqën nga Shqipëria. Po këtë ditë, Enver Hoxha u instalua në Tiranë me qeverinë e tij si fitimtar dhe mbajti fjalimin e gjatë të fitores. Për këtë akt historik, flijuan jetën dhe rininë e tyre, gjatë luftës mijëra djem dhe vajza, burra e gra të kombit tonë dhe, dhjetëra mijëra të tjerë luftuan me guxim edhe vendosmëri pushtuesit nazifashistë”, tha ai.