Dëbora ka përfshirë të gjithë juglindjen e vendit! Reshjet janë regjistruar edhe në qytetin e Korçës prej orës 22:20, ndërsa pritet të vijojnë edhe pas mesnate.
Ndërkohë reshje me intensitet të lartë janë regjistruar edhe në akset Bilisht-Kapshticë, Qafëthanë, në fshatrat turistike të Dardhës, Voskopojës dhe në zonat e thella malore.
Në terren kanë zbritur mjetet borëpastruese dhe po bëjnë të mundur pastrimin dhe hedhjen e kripës ndërkohë që apelohet për drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes
në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, sakaq këshillohet reduktimi i shpejtësisë pajisje me zinxhirë dhe goma dimërore.