Edhe këtë 29 nëntor nostalgjikët e Enver Hoxhës nuk harruan të vinin tek Varrezat e Dëshmorëve, me fotot e diktatorit më të eger të Euopës në duar, për të ndëruar kujtimin e tij.
Ata u shprehën se Hoxha, ka qenë personi qe ka udhëhequr luftën ndaj pushtuesve dhe që i ka sjellë lirinë Shqipërisë. Ata nuk komentuan të vrarët e atij regjimi, të cilët vetëm se mendonin ndryshe, u pushkataun, u varën apo internuan.
Sic u pa edhe nga pamjet e cermonisë zyrtare të homazheve, ku krerët më të larte të shtetit, vendosën kurora me lule, asnjë nostalgjik i diktatorit nuk u lejua të nxjerrë asnjë foto të tij.
“Kjo ditë është ditë e madhe shumë, është çliruar Shqipëria nga pushtuesit. Enver Hoxha ishte komandant i Luftës Nacional Clirimtare, mobilizoi popullin, populli e ndoqi dhe çliroi përgjithmonë Shqipërinë.
Pas çlirimit të Shqipërisë e mëkëmbi Shqipërinë e gjeti pa shkollë, 90% e popullatës nuk kanë ditë as shkrim as lexim, hapi shkolla, kurse nga të gjitha anët. Mobilizoi popullin dhe e ndërtoi Shqipërinë.
Nuk ka pas një punishte kur e ka marr e ka marr Shqipërinë me 800 mijë banorë e ka rrit në 4 milion dhe e ka mbajtur pastër këtë vend, me shkolla me spitale pa pare fare. Shkojshe pa lekë në spitale.” tha njëri prej tyre.
Nostalgjikët e Hoxhës, shprehen se ai ka qenë personi i cili i dha Shqipërisë lirineë, e nxorri nga analfabetizimi, etj.
Por në asnjë moment këta persona nuk thanë asgjë për rreth 6 mijë personat e vrarë nga sistemi komunist me pushkatim apo varje, e që familjarët e tyre ende sot e kësaj dite nuk i dinë vendet ku ata janë varrosur.
Sistemi komunist i Enver Hoxhës, cilësohet si nga më të egrit e Europës, ku shumë intelektualë por jo vetëm, u eleminuan nga regjimi, vetëm sepse guxonin të mendonin ndryshe nga krerët e partisë komuniste.