Sot hapet provizorisht rruga e Arbrit, me kalim bypass tek tuneli i Qafë-Murrizit.
Kryeministri Edi Rama është pritur ditën e sotme me daulle dhe në ritmet e festës, në ceremoninë e ngritjes së traut.
“Hapet për qarkullim Rruga e Arbërit,*provizorisht kalohet me bajpas në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë, kur rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje”, shprehet Rama.
Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se Rruga e Arbrit bëhet e kalueshme për të gjitha mjetet duke nisur nga ora 14:00 e ditës së sotme.
MIE tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, që të bëjnë kujdes në rrugë, për shkak të kushteve të motit, veçanërisht në zonën e bypass-it të Murrizit.