osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Avokati turk i Izet Haxhisë: S’kemi garanci se do rigjykohet. Jam i shqetësuar për çfarë mund t’i ndodhë në burg

Avokati turk i Izet Haxhisë: S’kemi garanci se do rigjykohet. Jam i shqetësuar për çfarë mund t’i ndodhë në burg

Profesor. Dr. Devrim Güngör prej shumë vitesh ka qenë avokati i Izet Haxhisë në Turqi. Ai është njeriu që ka ndjekur hap pas hap kalvarin e gjatë të procese gjyqësore për ish truprojën e Sali Berishës.

Në një intervistë për Shqiptarja.com avokati Güngör shprehet se qeveria turke i tha po ekstradimit, duke përdorur një letër garanci të qeverisë Berisha të vitit 2007, që sipas tij është e vjetër.

Avokati thekson se nuk ka një letër të re me garanci lëshuar nga Ministria e Drejtësisë drejtuar prej Etilda Gjonajt.

“Nuk kemi marrë ndonjë dokument të ri nga qeveria aktuale. Por kjo është një letër garancie shumë e vjetër. Izet Haxhia këtu është burgosur dy herë. Në 2006. Pra, në 2006, ata kanë bërë një kërkesë, por atëherë Izet Haxhia nuk u ekstradua”, thotë avokati.

Megjithëse Izet Haxhia ngulmonte të kthehej dhe të përballej me drejtësinë shqiptare, ashtu siç edhe e bëri, avokati i tij turk e ka quajtur ekstradimin jo të ligjshëm nga shteti turk, Devrim Güngör shpreh një tjetër shqetësim që lidhet drejtpërdrejtë me jetën e Izet Haxhisë.

“Ka dhe një rrezik për të. Ka shumë mundësi që tashmë Izet Haxhia të jetë në një situatë të pafavorshme. Nuk e di se në cilin burgun e mbajnë tani në Shqipëri. Ka shumë mundësi që situata e tij të jetë e pafavorshme”, thotë ai.

“Për mua, i gjithë ky është një proces politik. Ka politikanë që rrezikojnë diçka prej tij. Politikanët nuk u japin shumë rëndësi ligjeve të zbatueshme aktuale”, vijon ai.