Përgatitjet për takimin e Doktorit në SHBA kanë përfunduar. Kokpalari dhe lexuesja e parashikimit të Motit kanë mbritur në vendin ku do mbahet takimi. Posterat janë printuar dhe salla është gati për datën 5 Janar. Njerëzit do të mblidhen në sallë dhe përmes një teknike me “djegie” Doktori do shfaqet mes Kokapalarit dhe lexueses së parashikimit të motit sikur të jetë në sallë.
Ai do fillojë fjalimin dhe më pas do vijë ajo pjesa e pyetjeve nga salla.
Mikrofonin do ta japë lexuesja e parashikimit të motit, ndërsa urdhrin se kush do ta marrë mikrofonin, do ta japë Ervis Kokpalari, pasi rrezikohet që mes turmës të hyjë dhe ndonjë antiamerikan që mund të flasë keq për Doktorin.
Doktori ndërkohë e ka bërë gati fjalimin dhe ato po bëjnë prova në prompter që të duket sikur e lexon në sallë. Kokpalari ja vuri ta dëgjonte pak hyrjen e fjalimit.
“Të dashur bashkatdhetarë. Jam shumë i gëzuar që jam sot mes jush. Kishim kohë pa u takuar. Do thoni ju “po ku je o Sali ku humbe” E vërtet është. Kam pas ca punë dhe u vonova. Po ja, më në fund erdha. Sorosi dhe gjithë armiqtë e Shqipërisë nuk më ndajnë dot nga ju….Duartrokitje në sallë.”
E paskeni qarë tha Muli. Ja tregova dhe Doktorit dhe u mallëngjye. Më pyeti ça ka ndonjë gjë të re andej.
-Asgjë të re i thuaj. Mos të të ngelet merak. Ishim në New York, dy ditë asnjë ndryshim, asnjë kullë e re, asgjë. Ekonomia po binte. Qytetarët janë të mërzitur. Revolucioni po zien. Përmbysja e diktaturës së Biden është e afërt. Presidenti Trump po bëhet gati. Njerëzit janë të revoltuar. Mirë me ne thonë, po me Doktorin në Shqipëri çfarë kanë. Atij pse i bien më qafë. Dhe nuk mbahen nga zemërimi…
-E dija që një ditë do t’ia ndizja Amerikës luftën brenda tha Doktori i kënaqur. E prisja këtë reagim në SHBA për mua. Nuk më zhgënjen kurrë ai vend. I love Amerika.