Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të revoltuar në rrjetet sociale pas deklaratës së ish-ambasadorit të Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa se kur Ilir Meta ishte kryeministër i vidhte lekët me thasë.
“Kurre mos u ngopshin, nga i pari e deri tek i fundit.
Pikerisht tek kjo vjedhje, e padegjuar me pare dhe ne tjeter vend, gjen pergjigjen pyetja: perse shqiptaret po largohen nga vendi i tyre?
Shqiptaret nuk po largohen vete, por po i largon me dhune armiku me i madh i tyre, politika e korruptuar.
Kjo elite politike duhet trajtuar si armike e ketij populli dhe ushtruese e nje genocidi te paster ndaj tij.
Keto kepusha duhen shkulur me revolucion nga qafat tona.”, shkruan Romeo Kara.