Nëtë vite pas skandalit që ndodhi me tortën e pavarësisë, Muli zbulon dokumenta autentikë, që ajo ka qenë vepër e Sorosit, me bashkëpuntorin e tij Lul Basha.
Ervis Kokpalari ka zbuluar më në fund në arkivat e CIA një dokument që e provon këtë.
Në dokument thuhet:
“Nga kërkimet e mija rezulton se në arkivën e CIA gjenden dokumente kompromentuese rreth ngjarjes që ndodhi me tortën e Pavarësisë në Shqipëri.
CIA, e cila ishte angazhuar të rrëzonte nga pushteti Sali Berishën me grushtin e shtetit të 21 janarit, pasi dështoi ndryshoi direktivat dhe urdhëroi agjenturën e saj që Berishën tani e tutje duhet ta bënin qesharak, jo të frikshëm, se trembej populli.
Për këtë duhej sajuar një ngjarje popullore qesharake.
Për këtë ata thirrën Xhorxh Sorosin për ta hedhur në veprim.
Soros u ka pohuar se ai nuk ka shumë njerëz brenda PD, pasi shumicën i ka në PS, por aty ka një djalë që është “yll në ngjitje”, i cili është kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Atëhere nisi puna. Agentit do t’i propozohej një tortë masive 15 metra e gjatë, që do t’i shpërndahej popullit në miting.
Agjentët e Sorosit përmes policisë bashkiake do shpërndanin legena rozë dhe blu për njerëzit që ishin në rresht të parë, sipas bindjeve partiake.
Sapo Luli të priste shirtin, ata do vërshonin.
Skenari u realizua me sukses.
Pas popullaritetit të madh që mori ngjarja, CIA ka felenderuar Sorosin për operacionin dhe i ka ofruar shpërblim.
Sorosi nuk ka pranuar, por ka thënë që atë djalin e dua kryetar të PD. Dhe CIA ja bëri pas një viti.
Në disa raste të tjera, kur CIA i ka kërkuar Sorosit që ta përdorë agjentin e tij për disa veprime konstruktive në Shqipëri, Soros ka kundërshtuar, pasi ka thënë na duhet për “Peshkun e madh”.
Dhe skenari u zbulua.
Pasi Sorosi bëri Doktorin “Peshk të madh”, përdori agjentin e tij për t’i ngulur thikën pas shpine.
Dokumenti është provë që skandalin e tortës së pavarësisë e bëri Luli në bashkëpunim me agjenturat antishqiptare.
Ndaj unë propozoj, që të hetohet me seriozitet kush ka paguar për tortën dhe të vihen para përgjegjësisë”.