osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas dorëzimit të dosjes në Apelin e Posaçëm, përcaktohet trupa gjykuese që do vendosë për ish-ministrin Saimir Tahiri

Pas dorëzimit të dosjes në Apelin e Posaçëm, përcaktohet trupa gjykuese që do vendosë për ish-ministrin Saimir Tahiri

Ditën e djeshme u përcaktua trupi gjykues për shqyrtimin e dosjes ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-zyrtarit të lartë Jaeld Çela.

Dosja u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit pak ditë më parë. Në shortin e parë, çështjen e Tahirit do ta kryesonte gjyqtarja Miliana Muça dhe anëtare gjyqtaret Daniela Shirka dhe Ilirjana Olldashi. Gjyqtarja Miliana Muça dha dorëheqjen nga çështja pasi ishte shprehur njëherë për këtë çështje duke qenë gjyqtare e seancës paraprake, kjo gjë u miratua edhe nga GJKKO.

Nga hedhja e shortit të dytë trupi gjykues do të kryesohet nga Daniela Shirka, anëtare Ilirjana Olldashi dhe anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kujtojmë se Gjykata e Lartë mori më 28 shtator vendimin për të rikthyer çështjen për Tahirin në apelin e GJKKO me trupë tjetër gjykuese, duke rrëzuar kërkesën e SPAK për rigjykim në shkallë të parë.

Tahiri u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar.

Tahiri u akuzua nga prokuroria për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezultonte asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve, kryetari i të cilëve është Mojsi Habilaj, i arrestuar dhe në gjykim në Itali.

Po ashtu, gjykata në arsyetimin e saj thotë se pas përgjimeve edhe të prokurorisë italiane ku Habilajt diskutojnë për dhurata që do ja japin ministrit, çmohet fakti se nuk ka prova të mjaftueshme për t’i lidhur këto dhurata apo shuma monetare se do të shkonin tek Tahiri. Në bazë të këtyre fakteve gjykata vendosi dënimin me 3 vite shërbim prove.