osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dy vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, çfarë lanë pas 50 sekondat e tmerrit

Dy vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, çfarë lanë pas 50 sekondat e tmerrit

26 Nëntor 2019!

Kjo është data që do të mbahet mend gjatë në memorien e popullit shqiptarë, e cila shkaktoi lëkundje që në 40 vitet e fundit nuk ishin ndjerë më të forta.

Gjithçka lanë pas 50 sekondat e terrorit të orëve të para të mengjesit ishin britmat e nënave që humbën fëmijët, baballarëve që humbën bijat e tyre dhe më keq akoma… familje të shuara të gjitha.

Tërmeti i 26 Nëntorit 2019 me një magnitudë 6.4 me një epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, la pas 51 viktima, ku më i vogëli ishtë 2 vjeç dhe rreth 3000 persona të lënduar.

Sipas raportimeve deri në datën 1 dhjetor 2019 ndodhën 1,300 pasgoditje në vend. Pasgoditja më e fuqishme ndodhi katër orë pas goditjes kryesore në orën 07:08 dhe kishte një magnitudë 5.4 ballë. Kjo ngjarje shkaktoi dridhje të intensitetit shumë e fuqishme.

Tërmeti më i fortë i fortë i rënë në 40 vitet e fundit në vend dëmtoi 1,465 ndërtesa në Tiranë, si dhe rreth 965 ndërtesa në Durrës. Sipas raportimeve bëhet me dije se 5200 vetë mbetën të pastrehë.

Mëngjesi i 26 nëntorin e gjeti Shqipërinë në gjendje të jashtëzakonshme, të gjithë kabinetin qeveritarë në këmbë dhe një popull i tërë që lutej për jetët e humbura dhe ato të shpëtuara.

Shuma prindër lanë në mes ëndrrat për të rritur fëmijët e tyre, shumë të rinjë nuk arritën të rriteshin e mbetën filiza të këputur. Qyteti, i cili ishte prekur më shumë nga tërmeti ishtë Durrësi dhe Thumana e Fushë-Krujës.

Nuk e di ç’pamje ka lufta, por ajo që të servirej mëngjesin e 26 Nëntorit nuk ishte asgjë më shumë veçse një dhimbje therëse, e cila të kaplonte kraharorin dhe nuk të jepte mundësi të merrje frymë.

Të dridhura, të qara, vajtime, pluhur, banesa të shkatërruara ose më keq, të gllabëruara nga toka në zemër të saj, femijë të frikësuar, ekipe të kërkim-shpëtimit, ambulanca, mjekë dhe forca të shumtë policie e ushtrie.

Duhet pranuar që kërkimet e para janë bërë nga Forcat e Armatosura në vend të cilëve iu mungonin mjetet kryesore, teksa për të shpëtuar bashkëkombësit e tyre kanë gërmuar në mbetjet e banesave të shkatërruara me duar.

Një përgjigje të menjëhershme ka patur edhe nga vendet të cilat i janë gjendur pranë Shqipërisë me ekipe të kërkim-shpëtimit, çadra, ekipe zjarrfikës, ndihma humanitare , kamionë, aeroplan, helikopterë, dyshekë, çadra, inxhinierë dhe ndihma monetare.

Ekipet e kërkim-shpëtimit e nisën punën e tyre që në orët e para dhe me urdhër të kryeministrit Rama kërkimet janë ndërprerë 4 ditë më vonë, më 30 nëntor.

Ndërkohë që në një situatë të tillë është shpallur nga qyteti i Durrësit gjithashtu edhe gjendja e jashtëzakonshme e emergjencës e cila ka zgjatur 30 ditë. Kërkimet e kryera nga Forcat RENEA dhe Forcat e Armatosura, së bashku me ndihmën e marrë nga vendet e tjera kanë nxjerrë të paktën 45 perona gjallë nga rrënojat. Të mbijetuarit e kësaj ngjarjeje të rëndë u strehuan në një banesë të zotëruar prej ushtrisë shqiptare në Durrës, qendra sociale në Tiranë dhe ndërtesa të ndryshme private siç ishin 90 palestra në Krujë, Tiranë, Lezhë, Durrës dhe hotele në Vlorë, Durrës dhe Tiranë u përshtatën e u hapën për të strehuar njerëzit e mbetur pa shtëpi.Rreth 2,500 persona janë strehuar në hotele, 2,100 të tjerë në çadra, ndërsa të tjerë të prekur nga tërmeti fjetën në palestra ose makinat e tyre. Në Durrës, autoritetet shpërndanë ushqim dhe zëra dolën në sipërfaqe se disa njerëz nuk kishin marrë akoma ndihma.Për shkak të arsyes së sigurisë, disa njerëz nuk u lejuan të hynin në shtëpitë e tyre e u bënë të varur prej donacioneve të ushqimit derisa inxhinierët t’i kontrollojnë ato. Prej frikës së shkaktuar prej tërmetit, kishte banorë që nuk donin të ktheheshin në banesat e tyre.

Pesëqind persona të mbetur pa shtëpi janë vendosur në Kosovë, në një kamp në Prizren të krijuar nga qeveria e Kosovës. Të tjerë janë strehuar në bashkitë kosovare të Lipjanit me 3 familje, 10 familje me 48 veta në Podujevë dhe 70 veta në Malishevë. Të tjerë të pastrehë kanë shkuar në Shqipërinë lindore.

Pamjet më të trishta të kësaj ngjarjeje mbetën raportimet e nxjerrjes së trupave të viktimave të cilat janë të gjitha të dokumentuar nga mediat.

Ndërkohë pas dy vitesh, qeveria është ende duke punuar për strehimin e personave të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Sot, dy vite nga kjo ngjareje e rëndë, e paparashikuar që ka shenjuar në memorjen e popullit shqiptarë të gjithë e kujtojnë si një nga më të trishtat, teksa nuk ka mungur edhe reagimi nga kreu i qeverisë Edi Rama.

“Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj
Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur.”- shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kush ishin viktimat e tërmetit tragjik

Sahadete Lala, 79 vjeç

Ilir Lala, 52 vjeç

Marjeta Lala, 31 vjeç

Griselda Lala, 19 vjeç

Amelia Lala, 9 vjeçe

Emilio Lala, 6 vjeç

Dionis Lala, 2 vjeç

Dionisa Lala, 2 vjeç

Fatmira Cara, 53 vjeç

Hasan Cara, 18 vjeç

Anthi Cara, 72 vjeç

Almir Cara, 29 vjeç

Stela Zvergeci, 21 vjeçe

Erisa Cara, 28 vjeçe

Eduard Reci, 54 vjeç

Dolora Reci, 49 vjeç

Kristi Reci, 25 vjeç

Klaus Reci, 21 vjeç

Klement Çupi, 37 vjeç

Hajredin Çupi, 66 vjeç

Lutfie Çupi

Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç

Isah Abazi, 29 vjeç

Shemsedin Abazi, 32 vjeç

Esiela Karanxha, 8 vjeçe

Diena Karanxha

Eviola Broshka, 28 vjeçe

Saimir Greku, 31 vjeç

Pëllumb Greku, 57 vjeç

Çelike Greku

Hajrie Vata, 65 vjeçe,

Rolejdi Vata, 7 vjeç

Drita Cakoni, 15 vjeç

Kastriot Cakoni, 58 vjeç

Kristian Preçi, 26 vjeç

Ersid Hoxholli , 32 vjeç

Aderina Kadili

Sadik Qato, 85 vjeç

Rozeta Mecja, 59 vjeç

Sotiraq Misha , 49 vjeç

Nafije Rexhepi

Flatar Zenelaj, 64 vjeç

Xhuljeta Gjana, 60 vjeç

Bukurie Leka, 80 vjeç

Fatmira Cuka, 44 vjeç

Sardi Cuka, 19 vjeç

Selvie Lala, 77 vjeç

Arjela Lala, 4 vjeç

Bukurie Leka

Diestela Steneci

Xhesika Biqiku, 20 vjeç