Moti i keq në portin e Durrsit ka shkaktuar një përplasje mes tragetit ‘Ventouris’ me anijen tip Cargo. Trageti i cili ishte nisur drejt Barit të Italisë mbante me vete 173 pasagjer, 34 makina dhe 20 kamionë.
Ngjarja ndodhi pak para mesnatës te ‘Bankina tregtare’ në Portin e Durrësit. Nga ngjarja nuk rezultojnë të lënduar ndërkohë për të drejtuar tragetin u deshën 2 rimorkiatorë në mënyrë që të kthehej në drejtimin normal.
Pas rënies së rrezikut dhe kthimit në gjendje normale të tragetit, 2 rimorkatorët e kanë shoqëruar tragetin ‘Ventouris’ drejt bankinës tregtare duke anuluar udhëtimin me destiacion Barin.