Muli sot ishte njeriu më i lumtur.
Më në fund Doktori deklaroi se deri më 95 vjeç do jetë në krye të PD dhe Foltores.
Ky është një lajm që e mbushi me shpresë.
Makthi i madh I Mulit ishte se mos Doktori tani largohej dhe Muli ngelej rrugëve.
Kurse me këtë që tha Doktori, Muli shpëton përfundimisht.
D.m.th Doktori do qëndrojë dhe 18 vite akoma në krye të PD dhe Muli që tani është 50 vjeç, do jetë atëhere 68 vjeç.
Pra një vit pasi ka dalë në pension.
Kjo është një garanci e madhe për të, pasi makthi se Doktori do ta linte rrugëve ishte mbizotërues, sidomos që nga maji i këtij viti, kur SHBA e futi tek lista e zezë.
Të njëjtin gëzim kishte dhe Albana.
Dhe ajo do do të jetë 67 vjeçe kur të iki Doktori nga politika.
Deri atëhere ka martuar dhe fëmijët dhe janë rregulluar.
I vetmi që ishte i trishtuar, ishte Mond Spaho, pasi ai nuk beson se do t’ia arrijë asaj dite, pasi nuk shpreson të rrojë sa Doktori.
Ervis Kokapalari ndërkohë i kishte shkruar nga SHBA:
“Hi Muli.
Aaa kjo që tha Berisha është shumë amerikane.
Aaa presidenti Carter për shembull rron akoma dhe ka kaluar shekullin.
Dhe Doktori do rrojë aq shumë, se është shumë pro-amerikan. Më ka gëzuar shumë sot.”
I lumtur për deklaratën e Doktorit, Muli llogariti moshën e Lul Bashës dhe fluturoi nga gëzimi.
-Çfarë ke, e pyeti Ed Paloka?
-Kur të mbushi Doktori 95 vjeç, Luli ka mbushur 67 vjeç, tha.
D.m.th del në pension. E zbojmë nga PD, tha Muli i gëzuar.