Deputetja e Partisë Demokratike, ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj.
E cilësuar si një ndër femrat më të bukura të politikës shqiptare, Grida vjen këtë radhë me një pamje të re dhe shumë më ndryshe nga më parë.
Ajo ka ndryshuar stilin dhe ngjyrën e flokëve.
Megithëatë ajo është shfaqur e shqetësuar mbrëmjen e sotme teksa shikonte pamjet nga aksi Milot- Mamurras ku u përfshi në një aksident eskorta e ish-kryeministrit Sali Berisha. E ftuar në “Zonë e lirë”, Duma u përball me pamjet, por u ndërprenë pas pak sekondave. Deputetja nxori telefonin de nisi të kërkonte për lajmin e aksidentit, por siç duket nuk kishte vallë.
Ajo u ankua me zë se s’po i hapeshin pamjet, ndërkohë që shtoi se i vinte mirë që nuk kishte pasur dëme të mëdha.
“Dua ta shoh, pse nuk më hapen pamjet? S’më hapen pamjet…Kush ishte i plagosuri, ishte një nga Kosova më duket. Fatmirësisht nuk kishte të plagosur. Shyqyr. Nuk kam valë jo, s’më hapen pamjet,”- tha Duma.