Ministri i Brendshëm bullgar, Bojko Rashkov ka bërë një deklaratë tronditëse për aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bullgari.
Gjatë një deklarate për mediat Rashkov nga përshkrimi e ka bërë të duket se vendi i ngjarjes ishte një skenë e vërtetë horrori. Teksa sipas tij njerëzit ishin dëmtuar tërësisht dhe kjo ka bërë që viktimat të ishin të vështirë për t’u identifikuar.
“Nuk ka asgjë për të parë aty brenda. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Njerëzit janë kthyer në qymyr. Tani duhet të identifikohen,”-tha Rashkov.
Kujtojmë se tragjedia ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm dhe kanë mbetur të vdekur 45 persona dhe vetëm 7 të mbijetuar.