osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Luftar Paja: Një sqarim për ata që më keqkuptuan…

Luftar Paja: Një sqarim për ata që më keqkuptuan…

Udhëzimet e fondit të sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor kanë kufizuar përdorimin e disa medikamenteve të rëndësishme që janë në listën e barnave me rimbursim, por ç’ka bën që shumë pacientë që janë trajtuar deri më tani ta ndërpresin atë.

Një prej të cilave është medikamenti që përdorin pacientët me probleme kardiake që mbajnë nën kontroll hollimin e gjakut dhe shumë prej tyre janë njoftuar nga mjeku i familjes se nuk do ta përfitojnë më me rimbursim, por duhet ta blejnë me çmim të plotë në farmaci.

Një prej pacientëve që është trajtuar me këtë medikament sipas rekomandimit të mjekut kardiolog është aktori Luftar Paja.

“Kur erdhi radha për të marrë trajtimin më tha mjekja që nuk e përfiton se ka disa procedura. Të më heqësh ksarelton mua është të më thuash të shkoj në trombozë, apo të shkoj në varreza të Tufinës apo Sharrës. Unë pensionist jam, nuk më del të blej 100 mijë lekë në muaj këtë ilaç. Do t’i bie në qafë fëmijëve”, është shprehur Luftar Paja dy ditë më parë në një reagim për TCH.

Duke parë keqinterpretimin që i është bërë kësaj deklarate, aktori në një reagim për DITA tha se:

Është keqkuptuar maksimalisht prononcimi im në Top-Channel.

Unë sapo dola nga farmacia ku marr ilaçet dhe isha i revoltuar ngaqë aty nuk mora dot ilaçet që më duhen për zemrën. Ishte një mangësi dhe fola. Por dua të sqaroj gjithë opinionin publik se fola si një qytetar për një problem.

Politizimi ishte jashtëzakonisht qëllimkeq dhe i dëmshëm, sidomos për mua.

Dhe si qytetar i këtij vendi unë i kam sytë në ballë dhe e jetoj këtë realitet dhe pohoj se ka një ndryshim nata me ditën në sistemin shëndetësor nga viti 2013 e këtej.

Nuk e kisha aspak me politikat e qeverisë zemërimin tim. E kisha me përmirësimin e mëtejshëm të punës që po bën kjo qeveri.

Sepse problemi ekziston dhe qeveria, domethënë ministria e Shëndetësisë duhet të jetë më e vëmendshme ndaj qytetarëve që kanë nevoja urgjente dhe nuk duhet t’u mungojnë asnjëherë ilaçet, sidomos ato që kanë të bëjnë me sëmundjet e zemrës.

Kjo është e gjitha.

Dua ta bëj këtë sqarim për të gjithë ata që bënë gjithë atë zhurmë… Sidomos ata andej matanë, të cilëve unë nuk u përkas. Unë dua që kjo qeveri të bëhet gjithnjë e më e mirë…”