Është ndarë parakohe nga jeta artisja e njohur shqiptare Hueyda El Saied. Mësohet se artistja shqiptare, e cila prej disa kohësh ishte larguar jashtë vendit, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.
Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët, dhe duket e pabesueshme lajmi që është shuar në moshën 46-vjeçare.
Prej disa vitesh Hyeda jetonte në Luksenburg së bashku me Gabrielin dhe partnerin e saj, me të cilin pak kohë më parë kishte lidhur edhe martesë.
Hueyda dhe Thierry zbuluan se ishin martuar në dhjetorin që lamë pas, në një ceremoni private, ndërkohë që artistja do t’i dedikonte atij dhe një postim prekës.