Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka lejuar ekstradimin e Alket Hatisë drejt Italisë, i cilësuar si ‘Zot i drogës’.
48-vjeçar është i lakuar si një nga trafikantët më të mëdhenj të kokainës dhe heroinës, që kap vlera fitimi deri në 40 milionë euro.
Pas një “Odiseje” disa vjeçare mes gjykatave dhe betejës për drejtësi mes Shqipërisë dhe Italisë, Gjykata e Apelit vendosi ekstradimin drejt Italisë të Alket Hatisë.
Ndërkohë, Hatia e ka kryer në Shqipëri këtë dënim. Kujtojmë se pak ditë më parë ministri Manja u pyet, në lidhje me këtë çështje specifike, gjatë një konference për mediat. Ai pohoi se rasti në fjalë ishte specifik dhe se do të diskutonte Rasti specifik, do ta diskutonte me homologun e tij italian.
“Lidhur me rastin që citoni ne e kemi marrë këtë shqetësim nga qytetari, në portalin ‘Shqipëria që duam.al’. Është rast që ka marrë zgjidhje me vendim të formës dhe nga gjykatat në Shqipëri. Ministria e Drejtësisë në këtë proces është thjesht zbatuese e vendimeve gjyqësore. Rasti si ky dhe dy të tjera do t’i trajtojmë me palën italiane në nivel tjetër.”, tha Manja më 9 nëntor.
Vetëm pak ditë më vonë erdhi dhe leja, ku i hapet rrugë ekstradimit të Hatisë drejt Italisë.