osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Forcohet grupi antiamerikan, pas caktimit të datës së shkarkimit Meta bashkohet me Berishën dhe nis luftën ndaj Bashës, hedh në sulm LSI

Forcohet grupi antiamerikan, pas caktimit të datës së shkarkimit Meta bashkohet me Berishën dhe nis luftën ndaj Bashës, hedh në sulm LSI

Presidenti Ilir Meta i ka dalë në krah ish-kryeministrit Sali Berisha, duke u rreshtuar kështu hapur kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse në korridoret e politikës kishte zëra për një mbështetje të presidentit Meta, ditët e fundit kreu i shtetit nuk e ka fshehur afeksionin që ka për ish-liderin demokrat, duke krijuar aleancën dyshe kundër amerikanëve.

Pak ditë më parë nga foltorja e Parlamentit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi Metën si pjesë të “Trekëndëshit të Bermudës”, së bashku me ish-kryeministrin Berisha dhe kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që të premten në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, shefi i selisë blu sulmoi hapur kreun e shtetit.

Duke qenë se Basha mbështetet nga SHBA dhe nga ana tjetër Kushtetuesja ka nisur punën për shkarkimin e Metës, ky i fundit është vënë në lëvizje. Më 18 janar mbahet seanca kundër tij, ndërkohë që SHBA po punon që Kushtetuesja të plotësohet me 9 anëtarë. I ndodhur përballë kësaj situate, Meta ka dalë nga “guaska”.

Meta bashkohet me Berishën

Në fundjavë presidenti ka shpallur zyrtarisht luftën me Bashën. Gjatë dy ditëve të fundit presidenti ka sulmuar shefin e selisë blu përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, ndërkohë që në sulm ka hedhur edhe gjithë besnikët e tij. Fillimisht ka qenë Tedi Blushi, i cili e cilësoi Bashën kukull të kryeministrit Rama.

“Përsëri kryetari kukull, me porosi të padronit të tij, në shëtitjet mediatike të komisionuara, u përpoq të provokonte Presidentin e Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për të shfajësuar vetveten nga të gjitha greminat drejt të cilave e çoi opozitën nga 17 maj 2017 deri më 25 prill 2021”, shkruan ai.

Më pas zoti Meta ka preferuar ta sulmojë edhe vetë zotin Basha, duke postuar një video të vitit 2015 në rrjetet sociale. Presidenti Meta e ka etiketuar Bashën si “artisti” i Rilindjes, ndërkohë që ka publikuar një video të tij në vitin 2015, në të cilën kritikon kreun e opozitës për qëndrime e tij.

“Basha është i vetmi kryetar opozite që në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit, siç kërkohet në përgjithësi nga kryetarët e opozitës në botë dhe Europë, kërkon dorëheqjen e kryetarit të parlamentit”, thuhet në videon e Metës.

Presidenti hedh në sulm LSI kundër kreut të PD

Më pas akuza ndaj Bashës ka hedhur edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, që në rrjetet sociale akuzon kreun e PD se çoi në greminë opozitën. “Lul-vula e kthehu opozitën ne kunat-opozitë. Mos ki frikë, dil nga bunkeri ku je futur, tako demokratët dhe mbaj përgjegjësinë e shitjes së opozitës tek regjimi. Lul vula, ti je shkaktari i humbjes së çdo kauze të opozitës”, shkruan Braimllari.

Po ashtu, edhe nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho ka sulmuar Bashën. “Mosmirënjohja është një veçori e njohur e zotit Basha”, shkruan Xhixho. Por kjo lëvizje e presidenti Ilir Meta, duke aktivizuar grupin amerikan dhe i shpallur luftë kreut të PD, Lulzim Basha, vjen pas mbështetjes që amerikanët i kanë dhënë kreut të selisë blu dhe pas caktimit të datës për shkarkimin e tij nga Kushtetuesja.

Gazeta ka mësuar se SHBA po punon fort në prapaskenë që deri në seancën e 18 janarit, Gjykata Kushtetuese të bëhet me 9 anëtarë. Kështu që si duket këto zhvillime e kanë trembur Metën./SOT