osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Xhevahire nga Saliu: “I ka thënë ambasadores se na ka vendosur regjistrues”! Basha i përgjigjet antiamerikanit: E trishtueshme kur dëgjon se sa poshtë ke rënë, asnjë trillim nuk e shndërron PD në mburojë të interesave personale

Xhevahire nga Saliu: “I ka thënë ambasadores se na ka vendosur regjistrues”! Basha i përgjigjet antiamerikanit: E trishtueshme kur dëgjon se sa poshtë ke rënë, asnjë trillim nuk e shndërron PD në mburojë të interesave personale

Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha në foltoren me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas. Nëpërmjet një statusi në “Twitter”, Basha shkruan se është e trishtueshme kur dëgjon se sa poshtë ka rënë Berisha.

Ai nënvizon se asnjë trillim, mashtrim, nuk do e shndërrojë PD në mburojë të interesave personale.

Postimi i Bashës:

E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.

Sakaq kujtojmë se gjatë fjalës së tij në foltore, ish-kryeministri Sali Berisha solli një anekdotë për të cilën thotë se e ka siguruar nga burimet e tij amerikane.

“Ju garantoj që dora dorës do mësoni gjëra të pabesueshme për pabesitë e tij të turpshme. Por nuk është koha të harxhojmë kohë me të. Ky zotëri deklaronte të gjitha gafat e tij mi ka imponuar Sali Berisha.

Burime tërësisht amerikane dhe zyrtare më informonin mua se ky, i thotë ambasadores: Të dalim nga zyra se kemi regjistrues nga Berisha, më ka futur regjistrues Berisha dhe të bisedojmë jashtë. A mund të imagjinoni një gjë të tillë?

Unë atë nuk e pranoja kurrë për mandat të tretë. Do gjeja 100 mënyra të vija te ju. Nuk do pranoja kurrë bëheshim ministri e Edi Ramës. Atë që nuk mund të pranoj sovranitetin”, tha Berisha.