Sali Berisha ka zhvilluar foltoren e radhës me gratë e Lëvizjes Demokratike të Gruas nga ku ka bërë edhe një paralajmërim.
Berisha tha se ai dhe demokratët janë fyer së tepërmi nga deklaratat e ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe për aq kohë sa ai do të jetë kryeministër i Shqipërisë, apo kryetar i PD, nuk do e pranojë në zyrë nëse nuk i kërkon falje demokratëve.
“E nderuar zonjë, dera e Sali Berishës si kryeministër apo kryetar partie do të jetë e hapur për ambasadorin e SHBA, me të vetmin kusht, në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, kurrë nuk do të shkelë në zyrën time pa iu kërkuar ju të falur.
Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit, por jemi atë që kemi rrëzuar diktatorin që u ofronte shqiptarëve bar. Këtë fyerje nuk ua ka bërë kush 30 vite dhe garantoj që në zyrën time nuk do të shkelësh kurrë pa kërkuar falje demokratëve shqiptarë”, thotë Berisha.