Zëvendës kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç thotë se është ndër të rrallët politikanë në vendin e tij që mbështet iniciativën “Open Balkan”.
Abazoviç ndalet dhe sqaron se iniciativa është prezantuar jo më mënyrën e duhur, por sipas tij minishengeni do të ketë një impakt pozitiv për mobilitetin e popujve dhe mallrave. Iniciativa nuk mund të jetë e fuqishme nëse nuk i bashkohen shtete në rajon.
Abazoviç foli për ndikimin serbo rus në Malin e Zi, por edhe për projektin që e konsideron afër zemrës së tij, urën mbi lumin Buna, një projekt që e vendosi brenda 5 minutave me kryeministrin Rama siç thotë ai.