Eurovizioni s’kishte si të ishte më i bukur se sivjet, ndërsa tre shtete finaliste përfaqësohen nga këngëtarë shqiptarë.
Por ajo që ka bërë kësaj here Ermal Meta, ka prekur të gjithë zemrat e shqiptarëve në mbarë botën.
Në një postim në Twitter, Meta është shfaqur në krah të Eleni Foureira, të dy të buzëqeshur me një diçiturë krejtësisht të veçantë: “Shqiptarë”.
Në postimin tjetër ai ka publikuar një foto me Eugent Bushpepën duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. “Shqiptarë, pjesa II” shkruan ai.
Këngëtarët Eleni Foureira, Ermal Meta dhe Eugent Bushpepa respektivisht përfaqësojnë Qipron, Italinë dhe Shqipërinë në finalen e Eurovizion, ndërkohë që të tre përfliten si pretendentët kryesorë për çmimin e madh.