Artikullshkruesi dhe funksionari i administratës publike Bledi Mane, ka fotografuar në avion nga Stambolli për në TIranë ish-presidentin e Republikës Rexhep Meidani.
Mane ka vënë në dukje se Meidani udhëtonte në klasin e parë, ku biletat janë mjaft të kushtueshme.
“Është plakur e tkurrur por ju besoj ende e mbani mend. Rexhep Taip Meidani, (sinqerisht emrin e babait Taip e ka) dikur kur ishte president i Republikes gjate viteve 1997-2002 shkonte ne pune te Pallati i Brigadave me furgonat e Saukut ndersa tani qe eshte pensionist e nuk i mjaftojne te ardhurat, udheton me aeroplan ne bussines class.
Mbreme kur kthehesha nga Parisi nepermjet Stambollit, e rastisa ne aeroplan kete pensionist. I vetmi pasagjer qe ishte kapardisur ne klasin e parë ku nje bilete e thjeshte Stamboll-Tirane kushton vetem 580 euro. Ja pra, ky eshte Rexhep Taip Kontraditori…Ish qytetari i parë i nje republike te varfer!.”
*Postimi i Bledi Manes në Facebook