Tirana sot feston Ditën Çlirimit, që përkujton momentin kur forcat Nacional Çlirimtare fituan luftën kundër pushtuesve gjermanë.
Sulmi përfundimtar për çlirimin e Tiranës filloi mëngjesin e 16 Nëntorit, ku forcat e Brigadës 1 pushtuan Shtëpinë e Oficerëve, Sahatin, Teatrin, etj.
Forcat e Brigadës VIII përparuan në rrugën e Kavajës dhe morën takim me krahun e djathtë të Brigadës I, duke e ngushtuar edhe më shumë unazën e rrethimit të armikut në qendër të kryeqytetit.
Më poshtë në galerinë tonë virtuale po përcjellim disa momente nga dita e parë e lirisë pas çlirimit të Tiranës.