Gazetari Artan Hoxha komentoi sot dosjen e biznesmenit Rezart Taçit e cila po trazon ujërat e politikës shqiptare.
Hoxha shpjegoi për emisionin ‘ABC Live’ sesi Rezart Taçi u kthye në një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe impakt në vend. Sipas tij, Taçi gjeti kuptoi se si funksionon administrata e qeveria dhe iu përshtat këtij habitati.
Teksa rrëfen sesi arriti të merrte Armon, gazetari thotë se goditja më e madhe për Taçin erdhi në momentin që mediat italiane i referoheshin si “sheiku shqiptar i naftës”, ndërkohë që rafineria ishte në kushte skandaloze.
“Shihjani mirë fytyrën këtij barbari”, Erion Braçe publikon foton e mostrës që i mori jetën 8-vjeçarit dhe kërkon të bëhet lëvizja urgjente:
Që të mos mbetemi tek llafet… “Për mua është njëshi në atë fushë. Ka bërë gjërat më të pabesueshme që mund të bëhen. Organizoi një kupë që u quajt trofeu Taçi, Real Madrid për 2 milion euro erdhi në “Qemal Stafa”, vetëm që të jepej ai ceku.
Taçi thjeshtë kuptoi si funksionon administrata dhe qeveria dhe iu përshtat këtij habitati. Goditja e parë që bëri në treg, mbaj mend edhe dokumentarë të televizioneve italiane, e quanin ‘sheiku i Shqipërisë’ kur vinin e shikonin Armo, e kuptonin që sheiku ishte fals, një rafineri e ndryshkur.
Taçi sot e kësaj dite nuk është shpallur i dënuar. Është i dyshuar, nuk është fajtor. Si e mori armon? Me sa e kam ndjekur i ishte premtuar një biznesmeni tjetër dhe ishte një nga investitorët në opozitë të PD.
Papritmas Taçi futet në lojë, gjen kontaktet e duhura dhe i është paguar një shumë 9 milion euro në Austri. Nuk e mori Armon ai që duhet ta merrte por u tha se e mori një kompani amerikane nga Teksas. Në vetvete nuk ishte kompani amerikane. Në fakt ishte Taçi që nuk kishte as lekët,” u shpreh Hoxha.