Gjykata Kushtetuese do të mblidhet më 18 janar në orën 10:00 për të shqyrtuar çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.
“Seancat e ditës 18 Janar, 2022
Kërkues Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, seancë plenare publike.
Subjekti i interesuar Presidenti i Republikës së Shqipërisë
Objekti “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.
Ora 10:00,” shkruhet në njoftimin e Kushtetueses.
Në fillim të muajit qershor Kuvendi votoi me 104 vota raportin e komisionit hetimor pro shkarkimit të presidentit. Sipas shumicës shkeljet e Ilir Metës gjatë fushatës elektorale, gjuha e përdorur dhe në disa raste tejkalimi i kompetencave, ishin shkaqet kryesore për ta shkarkuar.