osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta sulmon ashpër Bashën dhe konfirmon aleancën me Sali Berishën pas dorëzimit të Presidencës

Ilir Meta sulmon ashpër Bashën dhe konfirmon aleancën me Sali Berishën pas dorëzimit të Presidencës

Presidenti Ilir Meta ka dalë dje hapur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ka shfaqur ambicien për të marrë frenat e opozitës.

Prej kohësh qarkullonte në korridoret e politikës së Berisha dhe Meta po tentojnë që të shkojnë drejt një aleance në mënyrë që kreu i shtetit të lërë Presidencën dhe të kthehet si lider i opozitës.

Pas një heshtje të gjatë ai dje u shfaq në media, ku sulmoi hapur Bashën dhe kërcënoi se pasi të largohet nga Presidenca do kthehet te populli i 2 marsit. I pyetur se përse nuk i qëndroi premtimit se nëse opozita humbet zgjedhjet ai do marrë frenat e saj, Meta deklaroi:

“Dhe sigurisht që Presidenti do ta përmbushë misionin e ri që cakton situata pas 25 prillit për Ilir Metën duke filluar nga 25 korriku. Deri më 24 korrik Presidenti do të respektojë detyrën, do të respektojë institucionet, do të respektojë Kushtetutën”, tha ai.

Më tej presidenti deklaroi se nuk ka ndërmend të largohet nga politika. “Nuk keni parë gjë akoma. Do jem në shërbim të interesit publik dhe mbrojtjes së interesit dhe do flas me popullin e 2 marsit”, tha ai për “Ora Neës”.

Meta i përgjigjet Bashës

Presidenti u rreshtua hapur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe sulmoi fort liderin demokrat Basha. Ky i fundit e cilësoi presidentin si pjesë të “Trekëndëshit të Bermudës” dhe kreu i shteti dje ju përgjigj. “Nuk është problemi i trekëndëshit, ai është problemi i tij.

Këtu problemi kryesor është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore të cilave ai nuk mund t’ua shkarkojnë të tjerëve, sidomos Ilir Metës, si president dhe asi politikan aktiv me të cilin ka pasur një marrëdhënie.

Ky është një katërkëndësh që ka si rezultat kapjen e shtetit. Bojkoti i reformës në drejtësi, asaj territoriale, djegia e mandateve dhe zerimi i opozitës në pushteitn lokal, janë përgjegjësi që nuk u ikën dot”, tha ai.

Presidenti e sulmoi disa herë liderin e PD për djegien e mandateve dhe braktisjen e zgjedhjeve vendore, por edhe pse u mundua të qëndronte larg debateve në PD, ai e tregoi se është krah Berishës.

“Është fakt që opozita ka një problem me legjitimitetin e lidershipit, pasi ky lidership nuk mban përgjegjësi.

Gjithmonë do të shpikë një fajtor. Vetë e ka pranuar Basha se ka një dualizëm në drejtimin e PD-së. Nuk e di se sa e vërtetë dhe reale është kjo sepse nuk kam qenë pjesë e forumeve të tyre.

Mendoj se PD-ja si një aset i rëndësishëm kombëtar, si një parti që mbron interesin kombëtar dhe parti e lirisë, ka për detyrë që ta zgjidhë në mënyrën më demokratike e bashkëpunuese këtë situatë.

Ndoqa propozimin e Edi Palokës, një ndër figurat më të njohur atë PD-së dhe kreu i Këshillit Kombëtar, që bëri një thirrje për të gjetur një rrugë e zgjidhje demokratike.

Një opozitë me probleme është një problem për të gjithë vendin, sepse opozita ka për detyrë që të mbrojë qytetarët nga qeveria”, tha ai. Me tej Meta tha se Bashës në takimet që ka pasur i ka kërkuar gjithmonë që ta respektojë Berishën.

Meta sulmon Kim

Presidenti pati një mesazh edhe për ambasadoren amerikane, ku deklaroi se ai nuk ka shkelur asnjëherë Kushtetutën e SHBA, duke e akuzuar indirekt se ajo po shkel sovranitetin e vendit.

“Unë nuk kam se çfarë të ndryshoj në asgjë. Nuk e kam cenuar kushtetutën amerikane dhe nuk kam refuzuar një bashkëpunim për reformën në drejtësi apo reforma të tjera. Unë i qëndroj kushtetutës që kemi bërë me 140 vota.

Jam detyruar unë që tu jap fund intrigave, dhe t’i mbledh të gjithë duke ndaluar seancën në mënyrë brutale që të kishim një miratim me konsensus, se përndryshe nuk hapeshin negociatat”, tha ai.