osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Foto-ja e të riut në politikë: ç’është Salianji?

Foto-ja e të riut në politikë: ç’është Salianji?

Politika shqiptare është përplot mite, një ndër ato është ai të rinjve si nevojë për të zëvëndësuarit të vjetrit. Por nuk sqarohet: si moshë apo si mendësi? Se bash kjo e fundit e ka zhbërë të parën.

Salianji qe prova më e fundit. I ri vërtet, edhe mësimdhënës në një universitet, por e ke të vështirë, te ai apo të ngjashëm me të, të veçosh qoftë dhe një cilësi të spikatur; tërheqëse, inspiruese, kulturuese, edukuese. E kundërta dhe e thënë pa drojë: një katastrofë hem politike dhe hem etike.

U përplas dje me Erion Braçen, duke e akuzuar qesim, siç sajoi qesim një videopërgjim me personazh vëllanë e Fatmir Xhafës. Nuk duhej të qe më në politikë pas këtij akti, qartazi të provuar, edhe pa vendim gjykate. Madje as në jetën publike(në fakt, nuk dihet se për çfarë do ishte në jetën publike nëse s’do qe në atë politike). Por është, pacipësisht.

Sepse pacipërisht gjallon dhe në politikë. Prej kur u shfaq në politikë, idendifikohet jo për sharm mendimi, jo për ide, jo për finesë komunikative, aspak për inteligjencë ngacmuese, aq më pak për diapazon kulturor, por për sherrnaja pa pikë kuptimi e për proçka përgjuese.

Ku është i riu këtu, ku është e reja në politikë? Aq më shumë kur sforcohesh të kuptosh se në ç’fushë është kompetent ky njeri, i cili kur flet duhet të të shtang me argument? Askund!

Sepse, referuar përplasjes me Braçen, vërtet dhe ky i fundit ka cene në komunikim, një gjuhë frelëshauar në disa raste, ama larg aferave, përfloljeve për to dhe, e ke inat por jepi hakun, kur merr fjalën për tema të mprehta ekonomike e financiare, të imponon dëgjim me kujdes.

Qe ndër ata në vitet e opozitës së PS-së, i cili kur denonconte aferat e qeverisjes së PD-së, askush nga kjo e fundit s’kishte këllqe ta kundërshtonte. Kësisoj, vështirë i akuzueshëm, që veç një karakter i keq politik(ndoshta dhe njerëzor si i Salianjit) mund të bëjë.

Dhe nuk është i vetmi, nuk është rast i veçuar. Te i gjithë spektri në përgjithësi, por te opozita në veçanti, gjaku i ri rezulton i prishur!(Tesheshi)