Ilir Meta tha se nuk ndryshon asgjë nga deklaratat e tij lidhur me ambasadoren e SHBA-ve.
Ai theksoi se ka bërë çdo përpjekje në respekt të partneritetit strategjik që nuk mund të cenojnë kushtetutën e vendin tonë.
“Unë nuk kam se çfarë të ndryshoj në asgjë. Nuk e kam cenuar kushtetutën amerikane dhe nuk kam refuzuar një bashkëpunim për reformën në drejtësi apo reforma të tjera.
Unë i qëndroj kushtetutës që kemi bërë me 140 vota. Jam detyruar unë që tu jap fund intrigave, dhe t’i mbledh të gjithë duke ndaluar seancën në mënyrë brutale që të kishim një miratim me konsensus, se përndryshe nuk hapeshin negociatat.
Sigurisht kishte edhe të tjerë aty që kishin qëllime të tjera që të ndanin PD-në, pa të drejtë, në një parti pro dhe kundër reformës. Unë kam bërë çdo përpjekje në respekt të partneritetit strategjik që nuk mund të cenojnë kushtetutën e vendin tonë”, tha Ilir Meta për Ora News.