Në Shqipëri ka 2.7 milionë krerë lopë e bagëti të imta, fabrikat prodhojnë sikur ka 63 milionë krerë/ Kompanitë e bulmetrave “Lufra”, “Erzeni” dhe “Zepa Natyral”, janë rekord të krimit masiv ushqimor, që 80% të përbërjes së produkteve qumësht, djathra, gjalpë, kos, salcë kosi e deri gjizën, i prodhojnë me përzjerje qumësht pluhur, vaj palme e konservantë kimikë stimulues, ndërsa në etiketa vendosin fotografi lopësh e delesh vendi dhe i shesin lirshëm, nga që shtetarët, politikanët dhe shefat e drejtësisë i marrin këto produkte nga Italia, Greqia e Franca
Një ndër favoret financiare, që mafia qeveritare e politike në parlament, po i bën mafies së fabrikave përpunuese të qumështit, është heqja e taksës së importit për qumështin pluhur.
Pra, shteti e di që këto fabrika falsifikojnë cilësinë, përbërjen dhe sigurinë e produkteve qumësht, djathra, gjalpë, kos, salcë kosi e deri gjizën, duke i prodhuar me përzjerje qumësht pluhur, vaj palme e substanca kimike stimulese.
Nuk është fjala, pse përdorin qumësht pluhur për të shtuar sasinë e produkteve të tyre, mbasi konsumatori zgjedh dhe vendos vetë me dëshirë, nëse do t’i blejë apo jo produktet me përzierje 80% qumësht pluhur, vaj palme e kimikate dhe vetëm 20% qumësht natyral. Por sepse horrat e fabrikave të qumështit, mashtrojnë, zhvasin dhe rrezikojnë popullatën, duke ua shitur si gjoja produkte me 100% përbërje qumësht prodhim natyral vendi, shoqëruar me etiketa ku vendosin të dhëna false e fotografi lopësh dhe bagëtish të imëta.
Vetë qeveria e favorizon dhe financiarisht me heqje takse, këtë krim ushqimor në bulmetra dhe vjedhje që ndaj qytetarëve, me produkte, që psh., kanë vlerë reale 20 lekë por u shiten 100 lekë.
Ndërkohë po kjo qeveri, me Ligj Nr. 44/2019, datë 18 korrik 2019, ka shtuar në nenin 288 të Kodit Penal, ndëshkim me 3 vite burg, për ata që importojnë e përdorin përbërës jashtë strukturës së produktit ushqimor dhe i falsifikojnë të dhënat në etiketa, të cilat nuk i korrespondojnë përmbajtjes, llojit, kategorizimit, prejardhjes, sasisë, cilësisë e sigurisë së produktit.
Këtë bashkëpunim me krimin ushqimor, qeveria e ka deklaruar vetë, me projekt-ligjin për heqjen e taksës së importit për qumshëtin pluhur, ku befasisht u shtua neni 4, me këtë përmbajtje: “Përjashtohen nga pagimi i taksës për qumështin pluhur, taksës për hirrë qumështi dhe taksës për krem qumështi, fabrikat e prodhimit me etiketë të miratuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit”.
Ndërsa më 4 nëntor, ish-ministrja e Ekonomi-Financave Anila Denaj, ka deklaruar me mesazh në “FB”, se për heqjen e taksës së qushëmtit pluhur, u bë marrëveshje me përpunuesit e fabrikave të qumështit dhe 5 shoqatat e tyre.
Saktësojmë se më 2 nëntor, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi se në të ardhurat e buxhetit 2022 është përfshirë dhe taksa e qumështit pluhur.
Fakti, që brenda 48 orësh u hoq taksa e qumështit pluhur, tregon se kupola e mafies qeveritare është ushqyer te “biberoni” i mafies së fabrikave të qumështit; të cilët kanë lobuar me çeqe, duke paguar në duart e atyre që urdhërojnë e votojnë.
Për të hequr taksën e qumështit pluhur, reaguan ashpër gjithë pronarët e fabrikave, të kryesuar si “koka lobimi” nga kompanitë “Lufra”, “Erzeni”, “Zepa Natyral” etj.; fakt që konfirmon se ato nuk tregtojnë qumësht e produkte nga qumështi natyral blegtoral.
Bosët e fabrikave, thonë se çdo produkt është me qumësht 100% natyral prodhim vendi, mirëpëo importi i sasië 60-70% qumësht nga Serbia, Maqedonia e Kosova, tregon se prodhimi vendas ka zbritur në 30-40%; për shkak se qeveria shqiptare ka deformaur sistemin e TVSH me skemën 6% në blerje dhe 20% në shitje.
Ky ligj kriminal i vitit 2018, ka diktuar mashtrimin në produkte dhe rritjen e falsitetit masiv nga fabrikat e qumështit; madje aq shumë, sa as tatimet nuk e dinë sa është prodhimi i qumështit vendas, sa qumësht lëng e pluhur importohet, ku përdoret, sa përpunohet e sa produkt del në treg.
Gjithashtu, fabrikat tona prodhojnë duke përdorur qumësht pluhur të prodhuar nga hirra dhe jo nga qumështi i freskët, i cili përzihet me vaj palme dhe proteina të shtuara, për të prodhuar djath të bardhë, kaçkavall, kos, qumësht, salcë kosi e madje kos frutash e gjizë.
Ndërsa qytetarët mashtrohen dhe i blejnë, referuar etiketave me të dhëna false sikur janë produkte më 100% qumësht të freskët, vendi e natyral, kur dhe vetë pronarët e fabrikave dhe qeveria deklaruan publikisht se punohet me qumësht pluhur, vaj palme, koncentrate e përbërës kimikë me proteinë të shtuar.
Në vijim do të publikojmë fakte për:
– Çfarë “magjie” bëjnë pronarët e firmës “LUFRA”, që psh., me 100 litra qumësht natyral, prodhon 20 herë më shumë sasi qumështi, gjalpi, kosi, djathra etj; dhe si i mbylli “letrat” me Prokurorinë e Fierit dhe ish-ministrin Panariti pasi kontakoi me Ilir Metën në shkurt 2015, kur anti-krimi ekonomik i kapi mashtrimin me qumështin pluhur të skaduar e substanca kimike.
– Me çfarë lobimesh të tjera kriminale në ushqimin e popullatës, merren 5 shefat e shoqatave që lobuan për të hequr taksën e qumështit pluhur dhe lejimin e tij në prodhim bulmetrash me certifikata false./Pamfleti