Ditën e djeshme qarkulloi me shpejtësi një lajm i rremë për avokatin Spartak Ngjela.
Në rrjetet sociale qarkulloi një video që pasqyronte një incident me të cilin Ngjela u përball gjatë një inteviste televizive ku ishte i ftuar.
Video e cila u bë virale në rrjetet sociale ishte një montazh, ku një problem qkishte ndodhur me lidhjen live.
Në videon e mëposhtme e cila është pjesa origjinale e intervistës dëgjohet qartë se nuk ka pjesë pornografike siç qarkullonte nëpër disa media.
Në problemin teknik që kishte ndodhur me lidhjen ‘live’ gjatë emisionit, ishte thjesht një shkëputje linje gjatë transmetimit. Gjëra të cilat janë normale gjatë lidhjeve ‘live’ në emision që mund të ketë incidente të tilla.
Avokati ishte i ftuar në emision dhe po fliste për situatën politike në Shqipëri dhe për përplasjet Berisha- Basha.
Siç shikohet në videon origjinale avokat reagon i habitur teksa dëgjon në kufje zërin e një gruaje dhe pyet gazetaren: “çfarë është kjo, ça ka kështu?” Por nuk ka asnjë gjë tjetër përvecse një shkëputje linje gjatë transmetimit të intervistës live.