Tensione në mbledhjen e Kryesisë së PD. Aldo Bumci dhe Jemin Gjana kanë pasur një debat të ashpër, deri në tentative për konfrontim fizik.
Gazetarja e Report TV, Danjela Maloku, bën me dije se Gjana është shprehur se ato që sot i qëndrojnë pranë Berishës janë bërë milionerë.
Jemin Gjana: Unë kam shtëpinë që më dhanë te enti banesave, Berisha e ministrat e foltores janë bërë milionerë.
Aldo Bumci: Dhe me kë e ke ti këtë?
Jemin Gjana: Mos më ndërprit.
Pas kësaj, ata për pak janë përplasur fizikisht.
Në këto momente mësohet se ndërhyn Gazment Bardhi dhe Strazimiri për t’i ndarë