osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zgjidhet drejtor i RTSH: Kush është “KEL VUVI” dhe çfarë zbulon dosja Bechetti për ish-drejtorin e Top Channel?!

Zgjidhet drejtor i RTSH: Kush është “KEL VUVI” dhe çfarë zbulon dosja Bechetti për ish-drejtorin e Top Channel?!

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik zgjodhi të hënën e 15 nëntorit, drejtorin e ri të përgjithshëm të RTSH-së.

Kandidatët në garë ishin Enkelejdi Joti, Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi.

Me votim të 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues me tre të pestat e votave u zgjodh Enkelejdi Joti.

Ai siguroi sipas ligjit shumicën e cilësuar të votave nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues që kryen këtë të hënë proceduren statutuore të zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit mediatik më të madh të vendit.

Po kush është Enkelejd Joti ose “KEL VUVI”?

Drejtues të Top Channel kujtojnë shpesh kohën kur ish-Presidenti i ndjerë i këtij televizioni Dritan Hoxha, pak kohë para se të humbiste jetën në aksident, kishte “ngrirë” Enkelejd Jotin nga detyrat që mbante, duke e konsideruar si të kapur nga Edi Rama dhe të paaftë.

“Keli është VUV, pa shtyllë kurrizore, e vetmja aftësi që ka Keli është që nuk e hap gojën dhe në këtë mënyrë arrin ta maskojë paaftësinë dhe budallallëkun”, – shprehej hapur i ndjeri Hoxha në rrethet e tij miqësore apo të ish-ortakëve.

Por i ndjeri Hoxha humbi jetën në një aksident tragjik, e për ironi, në ceremoninë e tij mortore në vitin 2008 ra në sy sidomos zonja me të cilën shoqërohej Enkelejd Joti në këtë varrim, e cila dukej sikur kishte ngatërruar kodin e veshjes, duke u shfaqur me ekstravagancë alla “gothic fetish“.

Vitet kaluan dhe “Keli” nisi të miklonte pronarët e mbetur të këtij televizioni të cilët nuk e kishin haberin e medias, e për më tepër që nuk kishin as kapacitetin intelektiv për të kuptuar se servilizmi i Kelit nuk ishte thjesht një tipar i karakterit të tij, por një kalkulim i ftohtë në shërbim të Edi Ramës.

Top Channel degradoi nga një televizion pararojë në Ballkan, në një sekt në shërbim të Edi Ramës asokohe në opozitë. Aksionet e TCH i kontrollonin dy biznesmenë që bënin “bella vita” e që vinin rrallë në Tiranë, ndërsa punën e përditshme ia kishin besuar Enkelejd Jotit, duke shpresuar në mënyrë mediokre se Joti ishte mjaftueshëm i nënshtruar dhe pa shtyllë kurrizore sa për ta kontrolluar.

Me të ardhur Edi Rama në pushtet, e veja e Dritan Hoxhës i hapi gjyq dy ish-ortakëve të tij kryesorë, ndërsa Ëngjëll Agaçi ishte personi kyç që realizoi kapjen dhe nënshtrimin e gjyqtarëve për të dhënë një vendim tepër të dyshimtë në favor të Vjollca Hoxhës në Gjykatën e Apelit.

Joti i shiti menjëherë dy biznesmenët që humbën gjyqin, nga një drejtor kurrizdalë dhe i bindur para tyre, u shndërrua në një njeri indiferent që as “u hidhte më sytë” dy biznesmenëve të mbetur me gisht në gojë. Joti u emërua nga Rama drejtor i QSUT-së. Një nga konfliktet më të forta të interesit, njëherazi tregues i vëmendjes së Ramës ndaj medias.

Sot një lajm i publikuar në MCN-TV zbuloi se sipas biznesmenit Francesco Bechetti ishte pikërisht Enkelejd Joti ai që i kishte kërkuar Ramës të shkrinte AGON Channel, ndërsa personi që ia kishte thënë këtë fakt Bechettit ishte Ëngjëll Agaçi.

Personazhet ndërthuren sërish mes tyre, duke treguar jo vetëm kontrollin okult që Edi Rama ka mbi Top Channel, por duke treguar edhe mënyrën mjeshtërore me të cilën Rama ka arritur të kontrollojë Top Channelin, duke shfrytëzuar ushtarë të bindur si Enkelejd Joti dhe duke nxjerrë jashtë tregut tre biznesmenë: Franchesco Becchettin dhe dy ish-ortakët mediokër të Tanit të Topit.//Hashtag.al