osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjermania i jep Ramës mbështetjen e fortë për integrimin në BE: Shqipëria ka arritur shumë!

Gjermania i jep Ramës mbështetjen e fortë për integrimin në BE: Shqipëria ka arritur shumë!

Ministri gjerman për Europën, në Zyrën Federale për Punë të Jashtme Michael Roth është takuar paraditen e të premtes me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që pasdite pritet të takojë kreun e selisë blu, Lulzim Basha.

Të shtunën është parashikuar një takim me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe më pas do të japë një konferencë për shtyp.

Roth para se të vinte në Tiranë ndodhej në Shkup, ku më herët bëri të ditur dhe qëllimin e vizitë së tij, në një kohë që në qershor pritet vendimi për çeljen e negociatave.

Qeveritë në Shkup dhe Tiranë kanë vëne në rrugën e duhur reforma domethënëse. Kjo tregon se për to është e rëndësishme të përafrohen me Bashkimin Europian. Keto reforma jo gjithmonë janë të lehta dhe kërkojnë edhe sakrifica nga qeveria dhe qytetaret. Me rekomandimin për çeljen e negociatave me këto vende Komisioni Europian njohu përpjekjet e konsiderueshëm të këtyre vendeve javët dhe muajt e fundit. Shkupi dhe Tirana nuk mund t’ia lejojnë vetes të zbehin këtë ritëm dhe unë do ta bëj tepër të qartë këtë gjatë bisedimeve tona. Në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të dy vendeve t’u behet e qarte se këto përpjekje njihen prej nesh. Ky është edhe një tjetër qëllim i udhëtimit tim”, ka thënë ai.

Intervista për DW

Samiti i Ballkanit Perëndimor në Sofie do të konfirmojë perspektivën e BE-së për gjithë shtetet e rajonit, thotë në intervistë me DW ministri i shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth.

Z. Roth, cili është qëllimi i vizitës tuaj në rajon?

Roth: Qëllimi kryesor i vizitës sime në Maqedoni dhe Shqipëri është të shpreh mbështetjen e fortë të qeverisë sime. Jemi të kënaqur që shohim zhvillime pozitive në të dy vendet.

Nga ana tjetër dëshiroj të inkurajoj udhëheqësit politikë, por edhe shoqërinë civile që të vazhdojnë procesin jashtëzakonisht kërkues dhe nganjëherë rraskapitës të reformave.

Në fund të fundit përpjekjet ia vlejnë, por unë e di që njerëzit duhet të shohin dritë në fund të tunelit – punë, një shtet të qëndrueshëm, administratë moderne dhe funksionale, sundim të fortë të ligjit dhe kulturë demokratike. Kjo nuk është vetëm në interes të BE-së por edhe në interes të popullsisë së këtyre vendeve.

Përgatitjet për Samitin e Ballkanit Perëndimor në Sofje javën e ardhshme nxorën sërish në sipërfaqe grindjet e vjetra brenda BE-së. Problemi i pavarësisë së Kosovës rrezikon suksesin e samitit, por tregon gjithashtu sërish ndarjet brenda BE-së. A janë këto ndarje të brendshme në BE që rrezikojnë perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor?

Roth: Samiti i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor nën patronazhin e presidencës bullgare të BE-së do të konfirmojë perspektivën e BE-së për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Është një mundësi e mirë për të diskutuar me miqtë dhe partnerët tanë nga vendet e Ballkanit Perëndimor se çfarë duhet të bëjnë për ta arritur këtë dhe ku mund t’i mbështesë BE-ja – me para dhe ekspertizë – në këto përpjekje.

Ekzistojnë dy sfida kryesore: forcimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit nga njëra anë dhe stabilizimi i sistemit të mirëqenies, i punësimit dhe ofrimi i një perspektive pozitive për brezin e ri në anën tjetër. Shpresoj që në këtë drejtim takimi i Ballkanit Perëndimor mund të dërgojë disa sinjale pozitive për njerëzit në Ballkanin Perëndimor.

Ne duhet të marrim parasysh se Ballkani Perëndimor nuk është një bllok homogjen. Kemi jemi duke zhvilluar bisedime me Malin e Zi dhe me Serbinë.

Tani po diskutojmë për shansin për të filluar negociatat me Shqipërinë dhe me IRJM-në (FYROM).

Situata në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë është mjaft e vështirë. Ne mbetemi të përkushtuar, por pa reforma thelbësore do të jetë e vështirë të ridinamizojmë procesin për këto dy vende. Por kjo nuk duhet të ndikojë në perspektivat e vendeve si IRJM-ja dhe Shqipëria.

Nga Shkupi jo do të qëndroni për vizitë në Tiranë. Si e shihni rrjedhën e reformave në Shqipëri?

Roth: Shqipëria ka arritur shumë. Qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t’u bërë. Ka disa shqetësime në lidhje me luftimin e krimit të organizuar, por përsëri rekomandimi është pozitiv. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për vendin, por edhe për BE-në dhe për të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë.

DW: A ka dallime midis Maqedonisë dhe Shqipërisë sa i përket progresit drejt BE-së?

Roth: Këto dy vende nuk janë në garë mes tyre. Komisioni i BE-së dërgoi sinjale shumë pozitive për të dy vendet, rekomandimet janë pozitive për të filluar negociatat në të ardhmen e afërt.

Tani varet nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së që të marrin një vendim në qershor.

Pa arritje pozitive në të dy vendet nuk do të kishim marrë rekomandime të tilla pozitive nga Komisioni i BE.

E sigurt është  se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në krye të agjendës sonë politike, jo vetëm në Gjermani, por edhe në BE.