Gjermania i mbyll kualifikueset e Botërorit me fitoren 1-4 në Armeni, duke dëshmuar se humbja me Maqedoninë në shtëpi ishte thjesht një aksident. Më pas pancerat morën vetëm fitore, duke e mbyllur në vendin e parë.
Havertz dhe Gundogan shënuan në pjesën e parë, me golin e dytë që erdhi në limite të këtij fraksioni me penallti. Në të dytën është sërish Gundogan që shënon, duke cuar shifrat në 0-3. Vendasit u përpoqën të hyjnë në lojë me golin e Mkhitaryan, por Hofmann shënoi golin e katërt për miqtë.
Plot 36 gola të shënuar, vetëm 4 të pësuar, kjo është makineria gjermane nën drejtimin e Hansi Flick, që do të shkojë në Katar për të rikthyer lavdinë.
Maqedonia e Veriut vijon të shkruajë historinë. Pasi mori pjesë në Evropian për herë të parë, fqinjët tanë sigurojnë play-off pas fitores 3-1 në shtëpi ndaj Islandës, duke bërë të pavleshme fitoren 0-2 të Romanisë në Lihtenshtejn. Për Maqedoninë shënuan shqiptari Alioski në pjesën e parë dhe dy herë turko-maqedonsi Elif Elmas në të dytën.