Lënia jashtë e Armando Brojës në ndeshjen ndaj Anglisë dhe mungesa e tij edhe në sfidën ndaj Andorrës ndërsa nga vetë stafi kuqezi ishte raportuar se ishte në gjendje të mirë, është kthyer në temën kryesore të diskutimit të opinionit sportiv në vendin tonë.
Një temë në të cilën është përfshirë edhe ish-zëdhënësi i FSHF-së, Lirim Zalla.
Ky i fundit, duke komentuar në rrjetet sociale rreth kësaj mungese, ka aluduar se personaliteti i fortë i Brojës, e ka kthyer në të padëshiruar të atij që ai e etiketon si “Shijaku”, me referencë të qartë për prejardhjen e presidentit të FSHF-së, Armand Duka.
Sipas Zallës, këtij të fundit i pëlqen një tjetër lloj personaliteti.
“Kuptohet qartë që “Shijaku” nuk e do Brojën plot personalitet. I duhen ato lëpirësat e rezultateve të fiksuara. Askush nuk guxon të marrë një vendim të tillë pa pyetur ATË, … katnarin pre…”, shkruan Zalla në postimin e tij.