Faqet e Facebook dhe Twitter të kryeministrave të vendeve të BE-së janë “bombarduar” nga PD.
Partia Demokratike ka shpërndarë në faqet e tyre dy versionet e nenit 491 në gjuhën angleze, frënge, gjermane, italiane,, ku PD-ja ngulmon se është falsifikuar seancën e 30 marsit të vitit të kaluar nga Fatmir Xhafaj. për t’i lejuar vëllait të tij të dënuar që të mos vuajë dënimin as në Itali dhe as në Shqipëri.
Lajmi është shpërndarë edhe në SHBA, tek DEA, FBI dhe DASH.
Partia Demokratike ka shpërndarë në Tëitter edhe një kopje për drejtuesit e lartë të Parlamentit Euriopian, si dhe eurodeputetë të majtë e të djathtë.
Përjashtim ka bërë zyra e BE-së në Tiranë, ku PD-ja nuk e ka përfshire në asnjë prej postimeve të saj.
Por opozita nuk ka të njëjtin mendim nga PD.
Petrit Vasili ka thënë se akuzat e PD-së duhet të verifikohen,
“Qëndrimi më i mirë dhe i vetëm do të ishte abrogimi i këtij neni (491) dhe të ulemi në një tavolinë dhe të ribëjmë përcaktime të reja që mbyllin dritaret për alibitë dhe kthejnë Kodin me ato përcaktime të duhura në një instrument të papajtueshëm me krimin e organizuar dhe trafiqet…”, tha Vasili.