osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Zbardhet mesazhi i rëndësishëm i Donald Trump për dialgoun Kosovë-Serbi

Zbardhet mesazhi i rëndësishëm i Donald Trump për dialgoun Kosovë-Serbi

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar lidhur me vizitën e ish-të dërguarit të tij, Richard Grenell në Kosovë.

Trump thotë se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë kapërcyer pengesa të mëdha në ndjekje të normalizimit ekonomik. Trump thotë se marrëveshjet e ndërmjetësuar nga administrata e tij janë historike dhe nuk duhet të braktisen.

“Populli i mrekullueshëm i Serbisë dhe Kosovës ka kapërcyer pengesa të mëdha në ndjekje të normalizimit të tyre ekonomik. Marrëveshjet e ndërmjetësuara nga administrata ime janë historike dhe nuk duhet të braktisen, shumë jetë janë në pikëpyetje.

Rajoni është shumë i rëndësishëm dhe njerëzit kanë pritur shumë gjatë që kjo punë të lihet mënjanë”, thotë Trump në deklaratën e publikuar nga Taylor Budowich, drejtor për komunikim i Trumpit.

Presidenti i 45-të i SHBA-së thotë se Richard Grenell e vizitoi kufirin Kosovë – Serbi pikërisht për ta theksuar këtë marrëveshje. Ai thotë se normalizimi mes dy vendeve është i mundur, por shton se kjo kërkon përpjekje të sinqertë dhe udhëheqje të palëkundur.

“Sot, i Dërguari im Ambasadori Rich Grenell vizitoi kufirin Kosovë-Serbi për të theksuar këtë marrëveshje të rëndësishme. Ashtu siç dëshmuam në Lindjen e Mesme me Marrëveshjet e Abrahamit, paqja dhe normalizimi ekonomik është i mundur, por kërkon një përpjekje të sinqertë dhe udhëheqje të palëkundur. Paqja është e mundshme, mos u dorëzo – prosperiteti afatgjatë për këto dy kombe është në pikëpyetje!”, thuhet në deklaratën e Donald Trump.