Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, thotë se Sali Berisha sot bëri bllof, teksa tha se ka firmat e nevojshme për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.
“Pas 30 vitesh Sali Berisha i di rregullat si funskionon PD. Si mblidhen organet e PD.
Ajo qe tha sot nuk ka lidhje me statutin dhe funksionimin demokratik te PD.
U provua qartesisht qe gjate gjithe kesaj periudhe Sali Berisha ka luajtur nje bllof te madh me demokratet.
Nuk ka arritur te mbledhe dot 1/4 e firmave per te nisur proceduren e mbledhjes se Kuvendit Kombetar. Ajo qe pame sot eshte nje tallje e madhe me sakrificen e demokrateve.
Eshte fyerje e rende per cdo demorkat qe pretendohet se mbahen sekret te dhenat e anetareve te kuvendit jane sekret nga institucionet legjitime te PD”, shprehet Gazment Bardhi.