osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Formularët për mbledhjen e Kuvedit në zyrën e tij, Paloka: Unë s’kam firmosur, të respektojmë të drejtën e delegatëve

Formularët për mbledhjen e Kuvedit në zyrën e tij, Paloka: Unë s’kam firmosur, të respektojmë të drejtën e delegatëve

Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një prononcim për mediat jashtë selisë blu ka konfirmuar se firmat e delegatëve për të mbledhur Kuvendin Kombëtar kanë mbërritur në zyrën e tij.

Paloka theksoi se ky proces është në respektim të statutit të PD. Ndër të tjera ai tha se është vetë Kuvendi Kombëtar ai që do të bëjë verifikimin e firmave dhe se formularët do të hapen më 11 dhjetor, duke ruajtur kështu edhe fshehtësinë e të dhënave.

Paloka theksoi gjithashtu se ai vetë nuk ka firmosur, por është i detyruar të plotësojë kërkesën e më shumë se gjysmës së delegatëve që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

“Kërkojnë mbledhjen e Kuvendit kjo është edhe arsyeja pse procedurat nuk janë ato të zakonshmet. Është ndjekur rruga që përcakton statuti në këtë rast. Jemi në këtë rast dhe për këtë arsye po zbatojmë detyrimin ndaj delegatëve për të mbledhur Kuvendin siç e kanë kërkuar.

Firmat janë depozituar në zyrën time. E dëgjuat shpjegimin që dha vetë zoti Berisha. Nuk ka detyrim dhe nuk asnjë institucion që të bëjë verifikimin e këtyre formularëve përveç vetë Kuvendit të PD.

Ai proces që është ndjekur është edhe procedura që ndiqet. Një kërkesë e veçantë nga firmëtarët është që të ruhet fshehtësia e të dhënave, një problem që nuk hasemi për herë të parë në Shqipëri. pak rëndësi ka kjo është e drejtë mbrojtja e të dhënave personale.

Për këtë arsye këto formularë do të qëndrojnë të mbyllur për tu hapur në ditën e Kuvendit ku do të bëhet verifikimi një për një. Jam një nga ata që nuk kam firmosur, por jam i detyruar që të plotësoj kërkesën e më shumë se gjysmës që kërkojnë të mblidhet,” tha Paloka.

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar është vendosur të mbahet më 11 dhjetor, sikurse ka bërë të ditur ish-kryeministri Sali Berisha gjatë “Foltoreve” të tij. Ndërkaq, kreu i PD-së Lulzim Basha nuk e ka pranuar dhe ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë Kuvend që shqyrton vendimet amerikane, duke iu referuar vendimit të DASH për shpalljen e Berishës “non grata”.