osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ekzekutimi i biznesmenit, vëllezërit Rrushi mohojnë akuzat

Ekzekutimi i biznesmenit, vëllezërit Rrushi mohojnë akuzat

Në përballjen e parë me gjykatën si të dyshuar për vrasjen dhe fshehjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha prapa Dajtit, vëllezërit Fredi dhe Pajtim Rrushi mohuan përfshirjen e tyre në krim.

“Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen”, janë shprehur ata para gjyqtares Migena Laska, e cila pranoi më pas kërkesën e prokurorisë për lënien e tyre në masën e sigurisë “arrest në burg” për 4 akuza, mes të cilave, “vrasje me paramendim” dhe “fshehje e kufomës”.

Përmes avokatit të tyre, Alban Bengasi, të dyshuarit kundërshtuan akuzat dhe pretenduan mungesë të provave. Sipas avokatit, klienti i tij e ka takuar mbrëmjen e ngjarjes Ruzhdi Hoxhën, por e ka zbritur atë nga mjeti te zona e Treshit, në Tiranë.

“Prokuroria nuk ka asnjë provë për ndonjë konflikt mes të dyve, që mund të motivonte ngjarjen”, është shprehur avokati. Sipas avokatit, e paprovuar ishte edhe përfshirja e Pajtim Rrushit në fshehjen e kufomës, apo në zhdukjen e mjetit.

Avokati Bengasi ka pretenduar edhe paragjykim të çështjes, pasi sipas tij, ndalimi i dy klientëve është bërë para se ata të jepnin shpjegime të hollësishme në prani të një avokati. Më herët, prokurori Adriano Dyrmishi, argumentoi se ka dyshim të arsyeshëm të bazuar në deklarime, pamje filmike dhe analizim të lëvizjes së telefonave të Fredi Rrushit e viktimës, që përfshin dy vëllezërit në ngjarjes.